Politike

Nën masa të rrepta sigurie/ Mbërrijnë në qarkun e Korçës materialet zgjedhore, u dërguan nga mjete të ushtrisë

Policia do të qëndrojë në gatishmëri të plotë për ruajtjen e tyre në oraret e përcaktuara nga autoritetet deri në momentin e shpërndarjes në qendrat e votimit.

6 Maj 2025, 13:25 Nga N.F
Nën masa të rrepta sigurie/ Mbërrijnë në qarkun e
Pamje nga vendi i ngjarjes

KORÇË-Materialet zgjedhore kanë mbërritur ditën e sotme në qarkun e Korçes. Materialet u dërguan nën masa të rrepta sigurie dhe të shoqëruara nga mjete të ushtrisë dhe forcat e policisë. Materialet zgjedhore po shpërndahen në të gjitha KZAZ e qarkut të Korçës.

Në këtë qark ka 7 KZAZ, 2 bashkia e Korçës dhe 5 të tjera të shpërndara në bashkitë e qarkut. Policia do të qëndrojë në gatishmëri të plotë për ruajtjen e tyre në oraret e përcaktuara nga autoritetet deri në momentin e shpërndarjes në qendrat e votimit. Kryetar i KZAZ Pogradec, Mondi Mekolli tha se pritet që ditën e shtunë sipas ligjit, do nisë shpërndarja e materialeve zgjedhore. 

"Sapo kanë mbërritur kutitë e materialeve zgjedhore nga KQZ, KZAZ 70 bashkia Pogradec. Është plotësuar me të gjithë anëtarët e KZAZ, pritet që të evidentohet për 160 QV dhe ditën e shtunë sipas ligjit, do nisë shpërndarja e materialeve zgjedhore. Janë ngritur nga KZAZ Pogradec komisionerët e QV, të cilët do të paraqiten ditën e shtunë për të marrë kutitë e materialeve. Në Pogradec janë po të njëjtat QV që kanë qenë edhe vitet e tjera,” tha ai.

materialet zgjedhore zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll