Politike

Gjykata i caktoi të vëllait "detyrim paraqitje", Nallbati: Rama në Devoll u mor vetëm me këtë rast, është e gjitha e inskenuar

Ai tha se inskenimi nis që tek delegimi i çështjes në në Korçë, ndonëse kompetenca i takonte komisariatit të Devollit.

6 Maj 2025, 14:28 Nga r.ll
Gjykata i caktoi të vëllait "detyrim paraqitje", Nallbati:
bledion nallbati

KORÇË- Kandidati për deputet i koalicionit "PD-ASHM" në qarkun e Korçës, Bledion Nallbatit ka folur për mediat, pasi gjykata i caktoi masën e sigurisë "detyrim paraqitje" ndaj të vëllait, Alti Nallbati.

Kandidati demokrat u shpreh se gjyqtarja e çështjes u bë pjesë e asaj që e quajti "maskaradë dhe inskenim politik". Nallbati tha se kryeministri Edi Rama në takimin elektoral në Devoll u mor vetëm me këtë rast dhe nuk përmendi asgjë se çfarë ka bërë për atë qytet. Ai tha më tej se inskenimi nis që tek delegimi i çështjes në në Korçë, ndonëse kompetenca i takonte komisariatit të Devollit. Nallbati paralajmëroi se do ta çojë çështjen në Prokurorinë e Posaçme. 

"Prokurorja, ish-vartëse e Niko Peleshit, në inskenimin dhe falsifikimin e kësaj akuze nuk qëndron dhe shkon para gjykatës e thotë që ‘unë nuk kam parë, nuk i kam marrë ende pamjet, nuk e di çfarë ka ndodhur, por unë them të caktohet një masë sigurie, vlerësova arrestimin në flagrancë’ për vepra nuk qëndrojnë. Më vjen keq që gjyqtarja u bë pjesë e kësaj maskarade dhe inskenimi politik. E dëgjuat Ramën në Devoll që erdhi për ti kërkuar votën dhe foli 1 orë e ca dhe nuk përmendi asgjë se çfarë ka bërë për Devollin, por u mor vetëm me këtë rast. Padiskutim që e gjitha kjo u inskenua që Rama të shmangte përgjegjësinë për keqqeverisjen dhe të merrej me një tallava të tillë, si është marrë gjithmonë.

Drejtori i policisë delegoi që kjo çështje të punohej nga punonjësit e Policisë së Korçës ndërsa kompetencë territoriale ka Komisariati i Devollit. Që këtu duket që është e gjitha e inskenuar. Drejtori i Policisë dhe Niko Peleshi janë eunukë, të paburrë që marrin dhe zbatojnë urdhra të verbër nga shefi i tyre Edi Rama. Unë atyre do ua jap përgjigjen ligjërisht por kjo çështje sapo ka filluar. Kanë marrë në qafë një punonjës që ka firmosur shkresat mbi këtë akt akuzë, me urdhër dhe ata e dinë mirë.  E ftoj atë djalë të shkojë pa qenë nevoja ta çoj, sepse unë do ta çoj në SPAK.

Sot i them Edi Ramës këtij skërfyelli dy metra të gjatë, hajdutit më të gjatë që ka njohur ndonjëherë politika që nuk më tremb dot me këto lloj inskenimesh. Unë e di që je djali i Kristaqit dhe nipi i Spiros që jo vetëm kanë burgosur, por kanë marrë vendime për ti varur në litar.  Mbas datës 11 maj ti mund të shërbesh vetëm për një punë për të trembur gallofët nëpër ara sepse je fiks për atë punë por as këtë s’do mund ta bësh sepse do jesh në burg për çdo gjë që ke bërë në këto 12 vite.

Unë dhe vëllai im as jemi trembur dhe as do trembemi asnjëherë. The ‘vëllai i Bledjon Nallbatit një njeri gjysmë metër i gjatë është kapo’. Jo ai as është gjysmë metër i gjatë dhe nuk është kapo, është kapedan sepse pret e përcjell këdo dhe e ndihmon me çfarë mundet.  Ndërkohë që vëllai yt dymetrosh dihet botërisht i akuzuar nga agjencitë ndërkombëtare të inteligjencës si kryemafiozi, narkotrafikanti i kokainës në Shqipëri. Pra vëllai im dhe jot janë ndryshe, ashtu siç unë dhe ti ndryshojmë shumë. Ti je frikacak dhe burracak ndërsa unë dhe vëllai im nuk jemi si ti. Do e marrësh përgjigjen nga ne dhe qytetarët e Devollit mbas datës 11 maj.", tha Nallbati. 

bledion nallbati

Sondazh

Poll