6 Maj 2025, 16:40
Nga M.B
Zegjine Çaushi
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka rrëzuar akuzën "Korrupsion aktiv në zgjedhje" ndaj kandidates së PS për deputete në qarkun e Fierit Zegjine Çaushi, duke theksuar se kjo "nuk ekziston". SPAK ka shpallur moskompetencë për çështjen duke dalë në konkluzionin se kandidatja nuk është përpara veprës penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”, por mund të jetë përpara rastit të konsumimit të 3 veprave të tjera penale që janë në kompetencë të Prokurorisë së Fierit.
Konkretisht bëhet fjalë për dyshimet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Për këtë arsye, SPAK ka vendosur që të mos regjistrojë procedim penal për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, dhe t'i kalojë dosjen Prokurorisë së Fierit që të kryejë veprime hetimore procedurale për këto 3 vepra penale të tjera. Bëhet me dije se hetimet e SPAK kanë të bëjnë me një audiopërgjim të publikuar në emisionin Piranjat, ku kandidatja e PS Zegjine Çaushi shfaqet duke kërcënuar një qytetarë dhe duke i bërë presion për votën.
Njoftimi i SPAK:
SPAK ka përfunduar hetimet ndaj kandidates së PS për deputete në qarkun e Fierit Zegjine Çaushi, dhe ka dalë në konkluzionin se nuk jemi përpara veprës penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”, por mund të jeni përpara rastit të konsumimit të 3 veprave të tjera penale që janë në kompetencë të Prokurorisë së Fierit.
Konkretisht bëhet fjalë për dyshimet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Për këtë arsye, SPAK ka vendosur që të mos regjistrojë procedim penal për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, dhe ti kalojë dosjen Prokurorisë së Fierit që të kryejë veprime hetimore procedurale për këto 3 vepra penale të tjera.
Hetimet e SPAK kanë të bëjnë me një audiopërgjim të publikuar në media, ku kandidatja e PS Zegjine Çaushi shfaqet duke kërcëuar një qytetarë dhe duke i bërë presion për votën.
zegjine caushi
Politike
6 Maj 2025, 15:57
E. D
Belind Këlliçi
TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit, Belind Këlli&c...
Politike
6 Maj 2025, 15:38
M.B
Sara Mile, Suel Çela dhe Flamur Noka
ELBASAN- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan ka re...
Politike
6 Maj 2025, 14:54
N.F
Foto
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i është përgjigjur letrës së kryeministrit ...
Politike
6 Maj 2025, 14:28
r.ll
bledion nallbati
KORÇË- Kandidati për deputet i koalicionit "PD-ASHM" në qarkun e Korçës, Bledion Nallbatit ka folur p&eu...
Politike
6 Maj 2025, 14:03
r.ll
pamje nga incidenti
KORÇË- Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për Alti Nallbatin, v&e...
Politike
6 Maj 2025, 13:49
Fjori Sinoruka
ish-kryenegociatori, zef mazi ne qender
TIRANË- Premtimi i Edi Ramës për ta futur Shqipërinë në Bashkimin Evropian deri n&eum...
Politike
6 Maj 2025, 13:44
N.F
Xhemal Gjunkshi
TIRANË- Kandidati i PD-së për deputet në qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi është paraqitur paradit&e...
Politike
6 Maj 2025, 13:25
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
KORÇË-Materialet zgjedhore kanë mbërritur ditën e sotme në qarkun e Korçes. Materialet u ...
Politike
6 Maj 2025, 13:02
N.F
Xhafzotaj
DURRËS- Pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 majit ndërsa aksionet e asfalteve elektorale vijojnë pandaluar. Raste t&eu...
Politike
6 Maj 2025, 12:55
r.ll
oerd bylykbashi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka dalë sot në një deklaratë për mediat ...