Politike

"Do ketë referendum për kryeministrin nëse PD fiton zgjedhjet"/ Këlliçi: Berisha nuk ka hyrë në betejë për ambicie personale as për pushtet! Ai është njeriu më i arrirë në politikën shqiptare sot

Sipas tij Berisha ka thënë se nëse PD fiton, do të ketë referendum për të zgjedhur kryeministrin. Këlliçi gjithashtu theksoi se beteja politike nuk është për pushtet personal, por për të rikthyer demokracinë dhe shpresën tek qytetarët. Ndër të tjera Këlliçi theksoi se Berisha është njeriu më i arrirë në politikën shqiptare dhe ka hyrë në këtë betejë për ambicie apo karrige. 

6 Maj 2025, 15:57 Nga E. D
"Do ketë referendum për kryeministrin nëse PD fiton
Belind Këlliçi

TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit, Belind Këlliçi, deklaroi se në rast fitoreje të PD-së, emri i kryeministrit të ri do të përcaktohet përmes një referendumi brenda partisë. Këlliçi i ftuar në studion e News24, la të kuptohet se nuk është e sigurt që ky do të jetë Sali Berisha.

Sipas tij Berisha ka thënë se nëse PD fiton, do të ketë referendum për të zgjedhur kryeministrin. Këlliçi gjithashtu theksoi se beteja politike nuk është për pushtet personal, por për të rikthyer demokracinë dhe shpresën tek qytetarët. Ndër të tjera Këlliçi theksoi se Berisha është njeriu më i arrirë në politikën shqiptare dhe ka hyrë në këtë betejë për ambicie apo karrige. 

"Berisha e ka thënë se do ketë referendum nëse PD fiton zgjedhjet. E ka thënë prej një viti. Berisha e mban fjalën. Fokusi është këtu. Nuk i ka hyrë kësaj gare Berisha dhe PD për pushtetin personal të kujtdo, qoftë edhe Sali Berishës. Është njeriu më i arrirë në politikën shqiptare sot. Ka qenë president kryeministër, kryetar i opozitës. Sali Berisha e ka vullnetin, po e tregon çdo ditë, është aktiv në disa mitingje brenda ditësh, në dhjetëra takime me qytetarë, konferenca ndërkombëtare, takime me të huaj, intervista. Berisha nuk ka hyrë në betejë për ambicie për ambicie, personale, as për karrige as për pushtet. I ka pasur të gjitha”, tha Këlliçi.

belind këlliçi

Sondazh

Poll