Sport

E rëndë në Itali/ Rivalët mësyjnë me pesë makina dhe vrasin tifozin kundërshtar

20 Janar 2020, 19:02 Nga DOSJA
E rëndë në Itali/ Rivalët mësyjnë me pesë

Java që lamë pas u mbyll me një ngjarje tejet të shëmtuar në Italinë fqinje. Rivaliteti në futboll është i bukur deri kur nuk kalon kufijtë, sepse më pas gjërat bëhen problematike.

Një tifoz i ekipit të Vultur Rioneros raportohet se të dielën ka humbur jetën, pasi është përplasur me makinë nga një tifoz i skuadrës së Melfit.

Kjo ngjarje ka ndodhur në provincën e Potencës. 30-vjeçari fatkeq raportohet se po priste shokët e tij për të shkuar bashkë në stadium.

Sulmi kishte qenë krejt i menduar. Pesë makina janë përpjekur të shtypnin tifozin e Melfit dhe deri tani njëri prej tifozëve është i arrestuar.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport futboll itali tifoz futboll itali tifoz

Sondazh

Poll