Politike

Xhemal Gjunkshi paraqitet në SPAK, denoncon krimet zgjedhore të kryetarit të Bashkisë Dibër, Rrahim Spahiu

Gjunkshi ka shkuar në ambientet e SPAK për të depozituar një padi për kryetarin e Bashkisë së Dibrës, Rrahim Spahiu, si dhe për dy zyrtarë të tjerë.

6 Maj 2025, 09:55 Nga N.F
Xhemal Gjunkshi paraqitet në SPAK, denoncon krimet zgjedhore të
Xhemal Gjunkshi

TIRANË- Kandidati i PD-së për deputet në qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi është paraqitur paraditën e sotme në SPAK. Gjunkshi ka shkuar në ambientet e SPAK për të depozituar një padi për kryetarin e Bashkisë së Dibrës, Rrahim Spahiu, si dhe për dy zyrtarë të tjerë.

Ditën e djeshme ai njoftoi se do të paraqitet në SPAK për të denoncuar krimet zgjedhore të Spahiut, drejtorit të Shërbimeve të Bashkisë, Bedri Kamberi dhe kryetarit të Njësisë Administrative Luzni, Labinot Murrja.

“Ditën e nesërme, e martë, në orën 10:00, do të jem në Spak, për të denoncuar krimet zgjedhore të Kryetarit të Bashkisë Peshkopi, Rrahim Spahiun, Drejtorit të Shërbimeve të Bashkisë, Bedri Kamberi Kryetarit të Njësisë Administrative Luzni, Labinot Murrja”, shkroi dje në rrjetet sociale, Gjunkshi.

xhemal gjunkshi spak

Sondazh

Poll