Politike

"Sot jemi në "Sy m'sy"-në e parafundit", Rama: Në 16 maj, liderët e kontinentit evropian vijnë në Tiranë

Ai tha se sot Shqipëria nga një vend që nuk gëzonte respekt është kthyer në një vend që sipas tij, respektohet që vlerësohet dhe se është ulur në tryezën e marrëveshjes së madhe me bashkësinë europiane.

6 Maj 2025, 08:35 Nga r.ll
"Sot jemi në "Sy m'sy"-në e parafundit",
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot ishte bashkëbisedimi i parafundit me komentuesit në rubrikën "Sy m'Sy" në rrjetet e tij sociale, ndërsa shtoi se më pas do ta ketë populli fjalën. 

Teksa po iu përgjigjej komentuesve, Rama tha se më 16 maj, në Tiranë mblidhen të gjithë liderët e kontinentit evropian. Kreu i qeverisë u shpreh se shumica e shqiptarëve e sheh dhe e prek ndryshimin e bërë në Shqipëri, ndërsa tha gjithashtu se ka ende gjëra për tu bërë. 

Ai tha se sot Shqipëria nga një vend që nuk gëzonte respekt është kthyer në një vend që sipas tij, respektohet që vlerësohet dhe se është ulur në tryezën e marrëveshjes së madhe me bashkësinë europiane.

"Sot jemi në "Sy m'sy" e parafundit. Të dielën e qep gojë, pastaj populli shqiptar do të flasë. Në datën 16 maj, të ftoj të shikosh nga Tirana më kë kam mbetur unë. Nën hijen e kalit të heroit tonë kombëtar, të gjithë liderët e kontinentit evropian do të jenë aty. Shqiptarët janë në të drejtën e zotit të ankohen sa ta shohin të nevojshme. Shprehja e pakënaqësisë tregon se ka jo vetëm vend për më shumë por edhe ambicie për më shumë.

Unë jam vetë vetë i pakënaqur në shumë gjëra dhe prandaj jam shumë ambicioz për t’i bërë më mirë. Pa diskutim që shqiptarët nuk duan vetëm të vuajnë por shumica e sheh ndryshimin sepse e prek ndryshimin, e ndjen dhe ndjen në radhë të parë atë gjë të madhe që ka ndodhur. Nuk ka ardhur nga qielli por si rezultat i përpjekjes dhe mbështetjes së madhe të shqiptarëve. Që është që shqiptarët sot nuk janë më njerëz që shihen si njerëz pa asnjë vlerë.

Nga një vend që nuk gëzonte respekt se vlerësim jo e jo, sot jemi një vend që respektohet që vlerësohet dhe besohet. Dhe sot jemi të ulur në tryezën e marrëveshjes së madhe, të krushqisë me familjen e madhe dhe të bashkuar evropiane. Kështu që shqiptarët janë të qartë, shumica dërrmuese janë të qartë dhe pjesa tjetër kanë nevojë të hapin sytë.", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll