Politike

"Mendoni mirë kur votoni se s'kanë bërë asgjë për vendin"/ Rama i përgjigjet komentuesit: Evropa nuk të afron nëse Shqipëria do të ishte ashtu si e përshkruan ti!

Ai iu përgjigj qytetarit duke thënë se populli i jep ujë me bisht të lugës dhe se shqiptarët nuk janë as budallenj dhe të sëmurë siç thonë analistët të cilët i quajti çyrykë. Rama më tej i tha komentusit me emrin Fisnik që duhet të jetë më fisnik kur flet për popullin e tij. 

6 Maj 2025, 08:41 Nga N.F
"Mendoni mirë kur votoni se s'kanë bërë asgjë
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale u është përgjigjur pyetjeve dhe komenteve të qytetarëve. Rama teksa fliste lexoi një koment nga një qytetar i cili u bënte thirrje shqiptarëve që të mendohen mirë kur të votojnë pasi asnjë nuk ka bërë asgjë për vendin.

Ai iu përgjigj qytetarit duke thënë se populli i jep ujë me bisht të lugës dhe se shqiptarët nuk janë as budallenj dhe të sëmurë siç thonë analistët të cilët i quajti çyrykë. Rama më tej i tha komentusit me emrin Fisnik që duhet të jetë më fisnik kur flet për popullin e tij. 

Kryesocialisti shtoi se Shqipëria është në krye të rajonit për shumë gjëra teksa vuri theksin tek përparimi i vendit drejt anëtaësimit të BE-së. Sipas tij Evropa nuk do ta afronte Shqipërinë nëse do të ishte ashtu siç e përshkruajnë komentuesit.

"Ti thuash këtij populli se janë budallenj se me votojnë mua është ekzaktesisht siç thonë ata çyryket që thonë se populli është i semurë. Kështu Fisnik, bëhu me fisnik kur flet për popullin tënd. 

Mendoni mirë kur votoni se skan bërë asgjë për vendin. Par zotin Shqipëria është në krye të këtij rajonit në shumë gjëra. Evropa nuk të afron nesë Shqipëria do të ishte ashtu si e përshkruan ti. Nuk duhet të ndihesh ngushtë që Shqipëria është e ulur pranë vendeve të Evropës. Nuk ka rëndësi kush e bëri dhe si e bëri. Do ta bësh më mirë bujrum, jo kështu. Fatmirësisht e vendos populli, është një gjykatës suprem," tha ai. 

edi rama

Sondazh

Poll