Politike

"Veriut i vuri traun", Rama- komentuesit: Si nuk është bërë gjë në veri? Shumë shpejt fillon ndërtimi i aksit rrugor Milot-Balldren

Rama u shpreh se të gjitha akset rrugore të ndërtuara janë akse strategjike për zhvillimin e turizmit në veri. 

6 Maj 2025, 08:48 Nga r.ll
"Veriut i vuri traun", Rama- komentuesit: Si nuk është
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj një komentuesi në rrjet lidhur me investimet e bëra në veri të vendit. 

"Veriut i vuri traun, si bëri rrugë dhe vjen e kërkon votën," shprehej qytetari. Rama gjatë përgjigjes së tij, listoi rrugët e ndërtuara në veri të vendit, si aksi Shëngjin-Velipojë apo Thumanë -Kashar. 

Më tej, kreu i qeverisë njoftoi se aksi rrugor Milot-Balldre do të fillojë së shpejti. Sipas tij të gjitha akset rrugore të ndërtuara janë akse strategjike për zhvillimin e turizmit në veri. 

"Si nuk është bo gjë në veri? Ajo rruga Shëngjin-Velipojë është në veri apo në jug? Po Thumanë-Kashari? Milot-Balldreni fillon për pak. Po rruga që shkon deri në Vermosh? Po rruga e Thethit? Po Rruga e Arbrit, e Lurës? Po rruga e Komanit? Këto janë të gjitha akse strategjike për turizimin në veri. Janë të gjitha ose të bëra ose kantier.", tha Rama.

 

edi rama ne sy m\'sy

Sondazh

Poll