Politike

"Mos shko të hidhesh në kënetë se nuk është diçka higjienike", Rama-komentuesit: Shkodra flet vetë, thjesht lërjani syve

Ai u shpreh se puna e bërë nga kryebashkiaku Benet Beci flet vetë dhe se thjesht duhet të hidhet një sy rreth e rrotull. Rama shtoi se më parë vendi ishte zhytur në plehra dhe se sot mund të shihet qartë se çfarë është bërë.

6 Maj 2025, 08:51 Nga N.F
"Mos shko të hidhesh në kënetë se nuk është
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale u është përgjigjur pyetjeve dhe komenteve të qytetarëve. Rama teksa fliste lexoi komentet se nuk është bërë asgjë për Shkodrën. Ai u shpreh se puna e bërë nga kryebashkiaku Benet Beci flet vetë dhe se thjesht duhet të hidhet një sy rreth e rrotull. Rama shtoi se më parë vendi ishte zhytur në plehra dhe se sot mund të shihet qartë se çfarë është bërë.

"Mos shko të hidhesh në kënetë se nuk është dicka higjienike, as nga pikëpamja politike as kombëtare. Unë them që Shkodra flet vetë, cfarë kam bo unë dhe Benet Beci. Nuk ka nevojë të pyesësh asnjë, thjesht lerja syve. Nëse ke kujtesën që ishtë qytet i zhytur në plehra do shohësh vetë, cfarë është bërë," tha ai.

edi rama

Sondazh

Poll