Politike

Çështja Gërdeci/ Shtyhet seanca gjyqësore për ish-ministrin Fatmir Mediu, shkak mungesa e gjyqtares Irena Gjoka

Shkak e shtyrjes së seancës ka qenë mungesa e gjyqtares, Irena Gjoka. Mësohet se Gjoka ka paraqitur një raport mjekësor.

6 Maj 2025, 09:47 Nga N.F
Çështja Gërdeci/ Shtyhet seanca gjyqësore për
Foto ilustruese

TIRANË- GJKKO ka shtyrë seancën e sotme gjyqësore për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Shkak e shtyrjes së seancës ka qenë mungesa e gjyqtares, Irena Gjoka. Mësohet se Gjoka ka paraqitur një raport mjekësor. Gjyqi për Mediun ndodhet ende në fazën e kundërshtimeve që ish-ministri i mbrojtjes po bën ndaj akt-ekspertizës së sjellë nga ekspertët.

Ish-ministri, Mediu po hetohet për çështjen ‘Gërdeci’, tragjedi e cila ndodhi në 15 mars të vitit 2008, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Mediu po gjykohet për dy akuza, atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”.  Ish-ministri ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin.

mediu gerdeci

Sondazh

Poll