Politike

"Vota, kontribut jashtëzakonisht i madh", Rama thirrje emigrantëve: Hapni zarfin, dërgojeni mbrapa për Shqipërinë europiane

Për ata që janë regjistruar në platformën PER, Rama tha se vota është një mund i vogël, por me kontribut jashtëzakonisht të madh.

6 Maj 2025, 08:39 Nga r.ll
"Vota, kontribut jashtëzakonisht i madh", Rama thirrje
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në komunikimin e tij me komentuesit në rubrikën "Sy m'Sy" në rrjetet sociale, iu bëri thirrje emigrantëve të votojnë për zgjedhjet e 11 majit. 

Për ata që janë regjistruar në platformën PER, Rama tha se vota është një mund i vogël, por me kontribut jashtëzakonisht të madh. Ai shtoi më tej se deri tani janë shpërndarë 90% e zarfeve, ndërsa ju bëri thirrje emigrantëve të hapin zarfin, të votojnë dhe ta kthejnë sërish në Shqipëri.

"Me anëtarësimin në BE, do të kemi një Shqipëri të re dhe ne do të kemi një shtëpi të re. Për të gjithë ju, do vijë një pasaportë e re. Vota për ata që janë regjistruar, është mund jashtëzakonisht i vogël, por edhe kontribut jashtëzakonisht i madh. Kështu që ju lutem, me gjithë vështirësitë, tani janë shpërndarë mbi 90 përqind e zarfeve. Mos e lini për ditën e fundit. Hapni zarfin, dërgojeni mbrapa për Shqipërinë europiane.", tha Rama.

edi rama ne sy m\'sy vota e diaspores

Sondazh

Poll