Politike

52 mijë apartamente bosh, Rama: Nuk ka ndërtim pa pasqyra bankare në Tiranë

Rama tha se në Tiranë nuk ka ndërtime që nuk kanë pasqyrat e bankave, kjo për shkak të ligjit për pastrimin e parave.

5 Maj 2025, 23:51 Nga I.A

52 mijë apartamente bosh, Rama: Nuk ka ndërtim pa pasqyra bankare

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u pyet në lidhje me ndërtimet e reja në Tiranë. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Rama tha se në Tiranë nuk ka ndërtime që nuk kanë pasqyrat e bankave, kjo për shkak të ligjit për pastrimin e parave.

'Kemi bërë atë që bëjnë të gjitha vendet atë që bëjnë të gjithë vendet për zhvillimin e pronës publike në shërbim të interesit publik. Japim dy prona dhe themi “kemi nevojë të ndërtojmë kaq”. Atë që bëjnë privatët e bën shteti për shtetin. 52 mijë apartamente stok në Tiranë? Pushoji nga puna ata gazetarë që ta kanë thënë. Nuk meritojnë të marrin asnjë lek nga ky televizion i varfër. Nuk ka në Tiranë ndërtime që nuk kanë pasqyrat e tyre të bankave. Nuk mund të ndërtosh pa treguar burimet. Kemi bërë një nga ligjet më të rrepta për pastrimin e parave", tha Rama. 

Sondazh

Poll