Aktualitet

Sherret në Greqi dhe vëllezërit me rekorde kriminale, kush fshihet pas rrëmbimit të “Dodës” në Kamëz, fqinja zbardh

20 Janar 2020, 16:57 Nga DOSJA
Sherret në Greqi dhe vëllezërit me rekorde kriminale, kush

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje të reja rreth pistave ku po hetohet në lidhje me pengmarrjen e 49-vjeçarit Jak Prenga, që u rrëmbye vetëm tre ditë më parë në qendër të Kamzës. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se hetimet janë orientuar rreth jetës dhe konflikteve që 49-vjecari ka pasur në Greqi. Gjithashtu, po hetohet rreth rekordeve kriminale të vëllezërve të Prengës, të cilët aktualisht po vuajnë dënimin për drogë në Angli.

Madje kjo e fundit, rezuton të jetë më bindëse për grupin hetimor pasi Prenga i njohur edhe me emrin Jurgen apo me pseudonimin “Doda”, u mor peng pikërisht pranë banesave të vëllezërve në Kamëz, në rrugën “New York”.

Pikërisht për këtë arsye, dyshohet se pengmarrja mund të jetë një lloj presioni që autorët e dyshuar duan t’iu bëjnë vëllezërve të Prengës. Madje njëra nga fqinjët, mësohet të ketë treguar për “News24”, që familjarëve të Prengës u është bërë presion që të mos flasin në media në lidhje me këtë ngjarje. Kjo gjen bazë edhe tek heshtja e gruas së tij, Marias.

Fjala e fqinjës pas minutës 01:00

“AbcNews”, vizitoi dje shtëpinë e Prengës, ku e vetmja përgjigje që morën gazetarët ishte ‘mos u bëni merak’, fjali kjo që në gjuhën e rrëmbimit njihet si “Kodi i Heshtjes”. Prenga, kohët e fundit kishte blerë edhe një automjet, paratë e të cilës nuk i ka shlyer ende, duke hapur edhe një rrugë tjetër për hetimet.  Jak Prenga u rrëmbye dy ditë më parë në Kamëz nga persona të maskuar. Autorët e morën me forcë dhe u larguan në drejtim të paditur me një “Range Rover” të bardhë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Londër” në Kamëz, shumë pranë komisariatit të policisë. Ende asnjë gjurmë nga pengu. Ky automjet u gjet i djegur në Shkallnur të Durrësit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet doda jak prenga kamez rrembehet jak prenga doda jak prenga kamez rrembehet jak prenga

Sondazh

Poll