Aktualitet

Llaç e tulla si Dokle/ Zbulohet kompania që do të punësojë Sulejmanin e bandës së Durrësit, tre vëllezërit Gjata nga F

20 Janar 2020, 16:30 Nga DOSJA
Llaç e tulla si Dokle/ Zbulohet kompania që do të

TIRANË– Kompania që është ofruar të marrë në punë të sapo liruarin nga burgu, Sardian Sulejmanin është “Kombi Invest”. Dosja.al ka mësuar se kompania në fjalë merret me ndërtime dheriknstruktime të objekteve të ndryshme. Me shumë mundësi, i forti i bandës së Durrësit, do t’i futet llaçit dhe tullave, njësoj si parardhësi i tij, Endrit Dokle.

“Kombi Invest”, rezulton të jetë në pronësi të tre vëllezërve Gjata nga Fieri, Kreshnikut, Ulisit dhe Rapushit. Tre biznesmenët janë pikërisht personat që kanë marrë përsipër të riintegrojnë në shoqëri të fortin e bandës së Durrësit që kaloi plot 20 vite në burg. Ata janë biznesmenë të fuqishëm në qytetin e Fierit ku rezulton se kanë në pronësi një televizion kabllor “Albania Cable Network” dhe disa biznese të tjera të vogla.

Të njëjtës punë si Sulejmani, iu nënshtrua edhe numri dy i bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili u lirua nga burgu vetëm disa ditë më parë. Dokle kishte lidhur kontratë me “Mateo Konstruksion”.

Sardian Sulejmani është lënë i lirë që prej tetorit të vitit të kaluar, ndërsa Gjykata i ka falur 5 vite burg për sjellje të mirë. Sulejmani është dënuar nga Gjykata e Lartë me 25 vite burg, me akuzën “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, për shkak se i kishte bërë dy herë atentat Lulzim Berishës dhe për “Vrasje me paramendim”, pasi akuzohet se ka vrarë Avni Gashin, ngjarje e ndodhur në vitin 2005. Vendimi është marrë nga Gjyqtari Piro Sota, i cili i ka falur Sulejmanit 4 vjet, 10 muaj e 17 ditë burgim, me arsyetimin se i dënuari kishte sjellje të mirë në burg, e probleme familiarje.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kombi invest kreshnik gjata lirohet sardian sulejmani rapush gjata sardian sulejmani ulis gjata kombi invest kreshnik gjata lirohet sardian sulejmani rapush gjata sardian sulejmani ulis gjata

Sondazh

Poll