Aktualitet

I dënuar me 25 vite burg, anëtar i bandës së Durrësit prej 4 muajsh i lirë, Gjykata: Kishte babain e sëmurë! (VENDIMI)

20 Janar 2020, 15:07 Nga DOSJA
I dënuar me 25 vite burg, anëtar i bandës së Durrësit

FIER– Lirohet nga burgu anëtari i bandës së Durrësit, Sardian Sulejmani, i cili ishte dënuar me 25 vite burg. Mësohet se Sulejmani ka fituar lirinë që prej tetorit të vitit të kaluar, pasi Gjykata i ka falur rreth 5 vite burg.

Sulejmani ishte dënuar nga Gjykata e Lartë me 25 vite burg, me akuzën “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, për shkak se i kishte bërë dy herë atentat Lulzim Berishës dhe për “Vrasje me paramendim”, pasi akuzohej se kishte vrarë Avni Gashin në vitin 2005.

ARSYET E LIRIMIT

Në vendimin e dhënë, gjyqtari i çështjes Piro Sota ka arsyetuar me 10 pika se përse e kishte lënë të lirë Sulejmanin. Sipas vendimit, anëtari i bandës së Durrësit i ka falur Sulejmanit 4 vjet, 10 muaj e 17 ditë burgim, me arsyetimin se i dënuari kishte sjellje të mirë në burg.

Përveç sjelljes tejet korrekte, Sardiani kishte edhe probleme në familje të cilat e kanë ‘prekur’ gjyqtarin. I riu kishte kërkuar që të lirohej pasi kishte të atin vetëm, pasi e ëma kishte ndërruar jetë në vitin 2019, edhe vëllai i kishte vdekur në vitin 1999. Sipas vendimit të trupit gjykues, me në krye Pirro Sotën, i ati i Sulejmanit kishte nevojë për mbështetje emocionale nga i biri, pas humbjeve të thella, por edhe prej problemeve me zemrën që kishte shfaqur kohët e fundit.  

“Gjendja emocionale e tij është shumë e rëndë për shkak të vdekjes së djalit të madh në vitin 1999 dhe bashkëshortes së tij në vitin 2016, duke ndikuar edhe në gjendjen e tij shëndetsore ne tëresi dhe ka nevoje per përkujdesje të vazhdueshme si dhe mbështetje emocionale nga djali i tij, pasi është e vetmja familje që i ka mbetur”, arsyeton gjyqtari Sota.

Për ta shtuar më shumë absurdin e arsyeve të lirimit, një ndër arsyet që liston Gjykata është edhe fakti se Sulejmani veprën penale për të cilën është dënuar me 25 vite burg e ka kryer në moshë të hershme, duke mos qenë shumë i vetëdijshëm për ato çfarë bënte.

Një gjë është e sigurt, Sulejmani do të rehabilitohet plotësisht në botën jashtë. Në vendim shtohet se i sapoliruari ka premtuar se do të lidhë një kontratë pune me firmën “Kombi Invest”, e cila funksionon në fushën e ndërtimit, duke u treguar i gatshëm për riintegrimin e tij në shoqëri.

Por ‘çmenduria’ vazhdon…

Në vendim shkruhet gjithashtu se brenda në burg, Sulejmani ka bërë një sjellje korrekte, nuk ka konsumuar alkool apo lëndë narkotike. Se ku do t’i gjente këto lëndë RREPTËSISHT të ndaluara brenda burgjeve, trupa gjykuese nuk e ka sqaruar.

Por kjo nuk është hera e parë që gjyqtari tregohet dorëlëshuar me të pandehurit dhe të dënuarit. Ai ka liruar edhe nipin e diktatorit Enver Hoxha, Ermalin. Hoxha la qelinë e burgut edhe pse dënimi prej 6.8 vite nuk i kishte përfunduar sipas afatit. Një tjetër i dënuar që është falur është edhe Fatmir Kajolli, i cili do të vuante 40 vite në qeli në shtetin fqinj (Itali) për trafik ndërkombëtar droge. Fatmir Kajolli, një person me influencë në Fier, i njohur si biznesmen, por dhe me angazhime në jetën publike të qytetit si anëtar i këshillit bashkiak nga Partisa Republikane.Kajolli njihej edhe si mik i ngushtë i kreut të PR dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Mesa duket sistemi i drejtësisë është mbushur me gjyqtarë zemërbardhë dhe që besojnë se krimi vuhet në ndërgjegje gjatë gjithë jetës dhe jo brenda mureve të qelisë. Njësoj si Sota ka vepruar edhe gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha e cila liroi Endrit Doklen, i dënuar me burg përjetë.

Lidhur me lirimin e fundit ende nuk ka asnjë reagim nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa Prokuroria e cila ka pasur 15 ditë kohë për të kundërshtuar ka apeluar vendimin  dhe pritet që çështja të gjykohet në Gjykatën e Apelit të Vlorës. 

VENDIMIN E PLOTË TË GJYKATËS SË FIERIT E LEXONI KËTU

(k.m/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banda e durrësit lirohet sardian sulejmani sardian sulejmani banda e durrësit lirohet sardian sulejmani sardian sulejmani

Sondazh

Poll