Aktualitet

Dizajneri që punonte te kompania e kunatit të Lul Bashës vodhi 600 mijë lekë të vjetra tek NOA në Komunën e Parisit (EMR

20 Janar 2020, 13:11 Nga DOSJA
Dizajneri që punonte te kompania e kunatit të Lul Bashës vodhi

TIRANË- Zbardhen detaje të reja për vjedhjen me levë të disa ditëve më parë pak metra larg shtëpisë së shefit të Policisë, Rebani Jaupi, tek Lulishtja në Komunën e Parisit. Ka bërë xhiron e rrjetit tashmë, djali i ri, i cili shkoi me levë dhe grabiti 60 mijë lekë të reja në një nga pikat e NOA, (Insititucion financiar për mikrokredi). Policia e Shtetit e quajti ngjarjen të mbyllur, por siç bëjnë me dije burime për Dosja.al e njëjta gjë nuk ka ndodhur në gjykatë.

Gjykata i ka kërkuar Policisë dhe Prokurorisë që të bëjnë hetime shtesë për këtë ngjarje, pasi nuk është e bindur se ishte Kuqo hajduti. Pavarësisht se policia ka çuar në gjykatë një shumë prej 45 mijë lekësh të reja, dhe aplikimin për kredi, për gjykatën, Deivis Kuqo, nuk është hajdut. Operacioni u kodua jo pa shkak “Dizajneri”, pasi, ky është edhe profesioni i tij…

Në seancën paraprake, avokatët e tij pretendojnë se në momentin që ka ndodhur grabitja në orën 18:00, Kuqo ka qenë në punë. Ai punon si dizajner tek kompania e kunatit të Lulzim Bashës, “Land Mark Technologies”, që ka si administrator, Erion Isufin.

 

Mbrojtja pretendon se 28-vjeçari ka qenë në punë, tek zyrat tek Stadiumi i Ri, dhe më pas ka dalë, ndërkohë që ka thënë se ka alibi që provojnë se nuk është ai, djali me xhup me pellush që grabiti NOA-n tek Komuna e Parisit.

Gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” deri më 11 shkurt, ndërkohë që prokuria dhe Policia duhet të çojnë analizat e ADN si dhe kamerat e sigurisë për të parë itinerarin e Kuqos.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet deivis kuqo erion isufi grabitet fondi noa landmark comunications rebani jaupi deivis kuqo erion isufi grabitet fondi noa landmark comunications rebani jaupi

Sondazh

Poll