Art&Argëtim

Ballkoni i qelqtë, një kryevepër në New York(FOTO)

13 Mars 2019, 10:45 Nga DOSJA
Ballkoni i qelqtë, një kryevepër në New York(FOTO)

Padyshim që bota po prek një zhvillim të madh në shume aspekte, teknologjike, mjeksore por edhe inxhinierike. Një kullë mbreslënëse me një ballkon ‘ëndrrash’ po ndërtohet në New York. Po cila është e veçanta e këtij ballkoni?

Është cilësuar si ballkoni më i lartë në botë ku vendoset në një lartësi prej 335 metra, por nuk është kjo më e veçanta.

I gjithë ballkoni është i kristaltë duke na dhënë një pamje magjepsëse dhe unike. Të gjithë vizitorët do të kenë mundësinë të qëndrojnë në një hapsirë xhami dhe të shijojnë pamje nga Neë York-u mbi një  ballkon të qelqtë që është i tejdukshëm në të gjitha anët e saj.

Rreth 20 metra i gjatë dhe me panele xhami, turistët do të kenë mundësi të shijojnë një arkitekturë të pa parë ndonjëherë.

Megjithatë, këtë ndërtesë të veçantë jo të gjithë do të munden ta shijojnë, sepse adrenalina është e madhe, dhe për njerëzit që kanë fobi lartësitë, është e vështirë të provohet si eksperiencë.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim arkitekturë ballkon në lartësi ballkon prej qelqi new york arkitekturë ballkon në lartësi ballkon prej qelqi new york

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 13 Mars 2019, 09:50

Një urim i sinqertë si i Rozanës për Fiorin!

Prej kohësh dy moderatoret, Rozana Radi dhe Fiori Dardha drejtojnë emisionin ‘Boom’ dhe mesa duket kanë krijuar një marrëdhënie të afërt me njëra-tjetrën, pasi ...