Art&Argëtim

Një rikthim si i Selena Gomez, bashkëpunimi i ri ashtu siç pritej

13 Mars 2019, 09:08 Nga DOSJA
Një rikthim si i Selena Gomez, bashkëpunimi i ri ashtu siç

Që nga trajtimi i fundit mjeksor që ishte në fund të vitit 2018, ky është projekti i parë që Selena Gomez risjell në skenë. Këngëtarja ka qenë shumë e shkëputur nga jeta publike për disa arsye. Së pari gjendja e saj shëndetësore tepër e rënduar, ku kishte probleme me depresionin. Përveç kësaj përflitet se edhe ndarja me këngëtarin, Justin Bieber ka qenë shkatërruese për të.

Mirëpo vetëm para pesë ditësh ajo publikoi një foto ku shfaqej me këngëtarin, J Balvin me të cilin ka bashkëpunuar për këngën e re. “I can’t get enough” titullohet kënga që është njw bashkëpunim i këngëtares me J Balvin dhe Benny Blanco.

Kënga ka vetëm 14 orë që është publikuar dhe numëron rreth 2 miljon shikime. Klipi është i realizuar shumë thjeshtë, ku Selena Gomez është e veshur me një palë pizhama kremi në ngjyrë rozë pastel. I gjithë sfondi është një krevat gjigand i bardhë.

Kënga është e ndërthurur në dy gjuhë, anglisht dhe spanjisht duke na sjell një ritëm shumë të bukur.

Mund të themi se rikthimi i Selena Gomez ishte vërtet një rikthim i suksesshëm.    


(R.L/Dosja.al)          

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz benny blanco i can't get enought j balvin këngë klip selena gomez benny blanco i can't get enought j balvin këngë klip selena gomez

Sondazh

Poll