Art&Argëtim

Një urim i sinqertë si i Rozanës për Fiorin!

13 Mars 2019, 09:50 Nga DOSJA
Një urim i sinqertë si i Rozanës për Fiorin!

Prej kohësh dy moderatoret, Rozana Radi dhe Fiori Dardha drejtojnë emisionin ‘Boom’ dhe mesa duket kanë krijuar një marrëdhënie të afërt me njëra-tjetrën, pasi i shohim shpesh bashkë në evente të ndryshme familjare.

Por gjithsesi, me anë të një postimi në rrjete sociale, Rozana na ka treguar se jo çdo gjë ka ecur ‘vaj’ mes tyre. Në një urim që moderatorja i bën Fiorit në Instagram na rrëfen se ato shpesh janë përballur me konflikte, por ama kanë ditur t’i bëjnë ballë e të mbajnë një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën.

“Ka qenë e vështirë të arrimë deri ketu, kemi kaluar shumë vështirësi por në fund ja kemi dalë, jemi rritur bashkë, jemi zënë kemi qeshur kemi qarë . Sot pas 2 dekadash jemi përsëri në këmbë duke trokitur gotat në ditën e lindjes tënde. 
Sot më the :
– Iku jeta u plakëm!!!!! ( këtë e the për vete se unë mbahem ende)
Nuk e di nëse do të bëjmë ndonjë botox një ditë në fytyrë, di vetëm të të them që jemi lodhur shumë për të patur atë rrudhë dhe do falenderojmë Zotin qe na jep mundësinë ta jetojmë jetën! Nëpër filma në këtë situat personazhi kryesor vendos ose të vazhdojë përpara ose te kthehet pas, por ky që jetojmë është realitet dhe mundemi vetem të vazhdojmë përpara ndaj bëje me një buzëqeshje të madhe. Gëzuar ditën e lindjes!”-ka shkruar Rozana në profilin e saj.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ditëlindje fiori dardha moderatore rozana radi urim ditëlindje fiori dardha moderatore rozana radi urim

Sondazh

Poll