Art&Argëtim

Vetullat e bashkuara po ‘i kërcënojnë’ jetën modeles së njohur: Është shumë e neveritshme

13 Mars 2019, 08:51 Nga DOSJA
Vetullat e bashkuara po ‘i kërcënojnë’ jetën

SHBA– Modelja me ‘një vetull’ ka shpjeguar në emisionin e mëngjesit në “Good Morning Britain” kërcënimet që ka marrë për shkak se ka preferuar të ruajë formën natyrale të vetullave. Modelja amerikane Sophia Hadjipanteli tregoi se është kërcënuar me jetë, sidomos online.

“Marr shumë reagime negative, sidomos në rrjetet sociale. Kurse në jetën e përditshme të gjithë më shohin shtrembër. Është shumë e vështirë për ta të shohin dikë që duket si unë, të ecë në rrugë,”- u shpreh modelja e cila ka mbi 30 mijë ndjekës në Instagram, shkruan “Evening Standart“.

“Kjo nuk është dhe aq për të qeshur. Është e neveritshme të kuptosh se ka njerëz të cilët vendosin kritere për mënyrën se si duhet të vishesh apo stilohesh, në mënyrë që të jesh e pranueshme në shoqëri,”- vijoi ajo më tej.

Sophia tha se pavarësisht të gjithave i dashuri i saj e adhuron dhe i pëlqen që është vetvetja gjatë gjithë kohës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kercenime per jeten modelja me nje vetull modelja me vetulla te bashkuara sophia hadjipanteli kercenime per jeten modelja me nje vetull modelja me vetulla te bashkuara sophia hadjipanteli

Sondazh

Poll