Art&Argëtim

Aksioni i Xheniove për pastrimin e bregdetit, polumbarët zhvendosin mbi 70 predha luftarake

12 Mars 2019, 21:19 Nga DOSJA

Prej një jave, strukturat e posaçme për asgjësimin e materialeve të rrezikshme EOD (Explosive Ordnance Disposal) të batalionit të xhenios po zhvillojnë disa operacione për kontrollin, identifikimin dhe asgjësimin e municioneve luftarake.

Polumbarët kanë bërë të mundur identifikimin dhe zhvendosjen e mbi 70 predhave luftarake të paplasura.

 

Predhat kanë një peshë prej 2,7 tonësh me kalibër 85 dhe 100 mm, të cilat janë përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ato janë gjetura në ujërat e zonës së Porto Romanos në Durrës.

Zhytësit dhe xhenierët kanë pastruar një zonë rreth 150 metra katror dhe do të vijonë deri në pastrimin e të gjithë zonës detare.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete batalioni i forcave xhenio predha ne vijen bregdetare shqiptare batalioni i forcave xhenio predha ne vijen bregdetare shqiptare

Sondazh

Poll