Art&Argëtim

Nuk përmbahet Enca, ka një përgjigje për Trejsi Sejdinin

13 Mars 2019, 08:40 Nga DOSJA
Nuk përmbahet Enca, ka një përgjigje për Trejsi Sejdinin

Ka qenë pikërisht Trejsi Sejdini, konkurentja që na përfaqësoj në Tailandë në ‘Miss Universe’, e cila në ‘Why Not’  ka ofenduar rëndë Encën. Bukuroshja nga Elbasani, që u bë e njohur dhe për sherret që bënte në clube të ndryshme të Tiranës mesa duket kësaj radhe ka kërkuar vetë sherr me Encën. Ajo ka ofenduar jo vetëm Encën por edhe shumë vajza të tjera me deklaratën që bëri në emisionin e Roza Latit.

Risjellim në vëmëndje që para disa kohësh Enca ishte e ftuar në emisionin “Thumb” dhe dy moderatoret e njohura e kanë pyetur mbi marrëdhëniet në çift, por ajo ka deklaruar se nuk ka qenë asnjëherë e lidhur. Aq është dashur që të gjitha portalet të mbushen me titullin :“Enca e virgjër”.

Edhe moderatorja Roza Lati e ka  ngacmuar bukuroshen nga Elbasani mbi këngëtaren duke e pyetur: A është e virgjër Enca?

Aq është dashur që Trejsi të tallet me këngëtaren: “Sa është një Encë janë tre Trejsa të shkretë. Si mund të mos jetë Enca e virgjër? Kush e ngre Encën e shkretë.”

Mirëpo nuk ka munguar as reagimi i Encës për këtë ofendim që është bërë. Ajo ka hedhur video në historikun e saj të Instagramit ku thotë: “Ju uroj të gjithëve ëndrra të bukura dhe mos harroni, xhelozia vret.”

Por nuk është mjaftuar me aq, një tjetër ‘diss’ edhe më i fuqishëm i këngëtares shkon për Trejsin.

“Trendafilat janë të kuq dhe lule vjollcat janë blu, ti je një k*rvë dhe gjithë të urrejnë ty.”-ka thënë Enca në videon e saj.                              

Pas kësaj vajzat kanë filluar edhe më tej. Trejsi Sejdini nuk e ka lënë me aq. Ajo ka bërë një video në Insta Story ku ja kthen ‘diss-in’ Encës. Trejsi ka përdorur fjalë nga teksti i këngës së Nicky Minaj, “Hard White”, për t’ia kthyer me të njëjtën monedhë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz diss i encës për trejsin enca miss universe albania trejsi diss i encës për trejsin enca miss universe albania trejsi

Sondazh

Poll