Politike

“Reforma në drejtësi nuk preket”/ Rama: Çdo hap sipas negociatave të BE

I pyetur se çfarë do ndodh pas 11 majit me reformën në drejtësi, kryeministri Rama u përgjigj se reforma në drejtësi nuk do preket, por do të përmirësohet në bazë të standardeve të Bashkimit Europian.

4 Maj 2025, 21:54 Nga E. D
“Reforma në drejtësi nuk preket”/ Rama: Çdo hap
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, përveç zgjedhjeve të 11 majit ka folur edhe për reformën në drejtësi. Rama i ftuar në emisionin “Review” në Eruonews Albania, tha se 57% e detyrave të procesit të negociatave lidhen me drejtësinë. I pyetur se çfarë do ndodh pas 11 majit me reformën në drejtësi, kryeministri Rama u përgjigj se reforma në drejtësi nuk do preket, por do të përmirësohet në bazë të standardeve të Bashkimit Europian.

“57% e detyrave të procesit të negociatave lidhen me drejtësinë. 57% e detyrave të atij procesi që bëjmë ne në Bruksel,  lidhen më këtë gjë. Nuk do ndryshohet drejtësia. Drejtësia nuk do të preket. Arkitektura është ngritur dhe ajo nuk preket. Ama duhet të fuqizohet, duhet përmirësuar, sipas standardeve të Bashkimit Europian.

Janë të gjitha të shkruara, hapini librat e negociatave. Drejtësia e re është bebeja e Partisë Socialiste, Drejtësia e re është pjellë e drejtpërdrejtë e Partisë socialiste dhe për mirërritjen dhe qëndrueshmërinë e asaj bebeje ne jemi të vetmit që jemi interesuar. Edhe një pjesë e atyre burrave që do shkojnë në kënetë e duan drejtësinë”, tha kryeministri Rama.

edi rama

Sondazh

Poll