Politike

"Nuk i kam etiketuar burrat si çyrykë"/ Rama: E kam thënë me humor dhe politikisht!

Në të njëjtën mënyrë Rama tha se ka përdorur edhe fjalën “autizëm politik” për të cilën kërkoi falje pasi një nënë u ndje e ofenduar.

4 Maj 2025, 21:43 Nga E. D
"Nuk i kam etiketuar burrat si çyrykë"/ Rama: E kam
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës të gjithë burrat si “çyrykë”, por e ka përdorur vetëm për ata që do të shkojnë të votojnë “kënetën” duke iu referuar Partisë Demokratike dhe koalicionin Aleanca e Shqipërisë Madhështore. Rama i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania tha se fjalën “çyryk” e ka përdorur me batutë dhe e ka përdorur politikisht. Në të njëjtën mënyrë Rama tha se ka përdorur edhe fjalën “autizëm politik” për të cilën kërkoi falje pasi një nënë u ndje e ofenduar.

Unë nuk kam etiketuar burrat si çyrykë. Unë kam thënë për të ndarë Shqipërinë në BE nga këneta. Unë  kam thënë që ne kemi 56% të grave dhe vajzave që na mbështesin, për mua është vlerësimi më i madh i mundshëm. Te burrat diferenca është më e ngushtë, dhe unë kam thënë që mbështesin kënetën sepse janë çyrykë. E kam thënë me humor, me humorin që është më shumë se gjysma e të vërtetës dhe e kam thënë politikisht, askush nuk duhet ta marr personalisht”, tha kryeministri Rama.

edi rama

Sondazh

Poll