Politike

“Në kokën time ne jemi Europa e Ballkanit”/ Rama: Në politikën e jashtme mbajmë të njëjtën linjë

I pyetur rreth politikës së jashtme se si do të pozicionohet Shqipëria mes dinamikave të BE-së dhe të SHBA-ve, Kryeministri tha se Shqipëria është një vend shumë i vogël për të vrarë mendjen për këtë, megjithatë duke marr si shembull konfliktin Izrael-Palestinë, Rama dhe se Shqipëria ka qëndruar dhe do të qëndrojë në të njëjtën lidhje me Bashkimin Europian.

4 Maj 2025, 21:39 Nga E. D
“Në kokën time ne jemi Europa e Ballkanit”/ Rama: Në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është Europa e Ballkanit. Rama i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania tha se në 16 maj e gjithë Europa do të mblidhet në Tiranë, megjithatë sipas tij nuk mund të kemi rëndësinë e Gjermanisë. I pyetur rreth politikës së jashtme se si do të pozicionohet Shqipëria mes dinamikave të BE-së dhe të SHBA-ve, Kryeministri tha se Shqipëria është një vend shumë i vogël për të vrarë mendjen për këtë, megjithatë duke marr si shembull konfliktin Izrael-Palestinë, Rama dhe se Shqipëria ka qëndruar dhe do të qëndrojë në të njëjtën lidhje me Bashkimin Europian.

“Ne jemi Europa e Ballkanit, në kokën time ne jemi europa e Ballkanit dhe do të punojmë që të bëhemi Europa e Ballkanit. Ama ne nuk jemi Gjermania. Po marr rastin e konfliktit në Gaza. Konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës. Ne në mënyrë konstante nga fillimi deri në fund, kemi qëndruar në të njëjtën linjë me Bashkimin Europian dhe jo në të njëjtën vijë në ndonjë rast me Shtetet e Bashkuara dhe me Izraelin, këtë ua kemi bërë shumë të qartë edhe të tjerëve. Ua kemi bërë shumë të qartë edhe partnerëve strategjik, edhe miqve të Izraelit, këtu jo, kjo është vijë, ne jemi evropian dhe ne nuk lëvizim nga kjo. Sepse këtu mbyllet gjithë harku i profecisë së Gjergj Kastriotit”, tha Edi Rama.

edi rama

Sondazh

Poll