Politike

Fushata e 10-të elektorale, Rama: Ka ndryshuar Shqipëria për mirë dhe media për keq

Rama tha se kjo është fushata e 10 elektorale e tij, ndërsa shtoi se kjo është simfonia e 9 dhe është nota 10, pasi njërën nuk e fituan në 2009.

4 Maj 2025, 21:35 Nga I.A
Fushata e 10-të elektorale, Rama: Ka ndryshuar Shqipëria për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur rreth fushatës elektorale, por edhe rreth planeve të Partisë Socialiste për vazhdimin e qeverisjes në rast se në 11 maj dalin me fitore. I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, Rama tha se kjo është fushata e 10 elektorale e tij, ndërsa shtoi se kjo është simfonia e 9 dhe është nota 10, pasi njërën nuk e fituan në 2009.

“Ka ndryshuar Shqipëria, ka ndryshuar publiku, natyrisht ka ndryshuar shumë gjithë procesi i fushatës, përgatitjes. Është shumë më e thjeshtë por edhe më e sofistikuar në të njëjtën kohë. Ti ke më shumë eksperiencë dhe di shumë më mirë të planifikosh lëvizjet e të tjerëve, e të tuat. Është më qytetare mendoj. Gjithashtu ka ndryshuar edhe media, por për keq jo për mirë. Në sensin që është shumë më pak e lidhur me të tërën dhe shumë më e fokusuar te vetja. Kështu më duket mua”,tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll