Aktualitet

Plagoset alpinistja në Malin e Tomorrit dhe thyen këmbën, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Alpinistja thyen këmbën në malin e Tomorrit. Po eksploronte natyrën bashkë me tre alpinistë të tjerë. Pas tre orësh, Ministria e Mbrojtjes ka nisur helikopterin e Forcave Ajrore për ta transportuar drejt Spitalit të Traumës. Nuk dihet identiteti i të plagosurës. Katër alpinistët ishin nisur mëngjesin e sotëm nga Qafa e Dardhës në Librazhd, në drejtim të malit të Tomorrit.
Featured image of article: Plagoset alpinistja në Malin e Tomorrit dhe thyen këmbën, transportohet me helikopter drejt Tiranës Foto ilustruse

BERAT- Një alpiniste ende e paidentifikuar është dëmtuar dhe ka thyer këmbën, pasi ka rrëshqitur në një zonë të thepisur në malin e Tomorrit. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, teksa e plagosura po eksploronte në afërsi të vendit të quajtur, Çesma e Tarikos në Malin e Tomorrit, bashkë me tre alpinistë të tjerë.

Vendi i ngjarjes

Dosja.al mëson se bashkëudhëtarët e saj, i kanë dhënë ndihmën e parë, duke e nxjerrë nga vendi ku kishte ngecur dhe kanë njoftuar autoritetet përkatëse. Tre orë pas lajmërimit, Minstria e Mbrojtjes ka nisur helikopterin e Forcave Ajrore, duke bërë të mundur transportimin e alpinistes në Spitalin e Traumës. Ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore. Katër alpinistët ishin nisur mëngjesin e sotëm nga Qafa e Dardhës në Librazhd, në drejtim të malit të Tomorrit.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky nuk është rasti i vetëm, pasi në muajin Gusht, dy turiste të huaja humbën kontaktet teksa ishin duke eksploruar në Alpet shqiptare në veri të Shqipërisë. Dy turistet kishin ishin futur në Mal të Zi nga Vermoshi. Ato bënë dy ditë kamping dhe u ngjitën në majën e kollatës dhe në Jezercë. Më pas janë kthyer në Vuthaj ku dhe u gjetën shëndoshë e mirë.

J.V/ A.M/F.M/Dosja.al

  • 16:11

    Theu këmbën në malin e Tomorrit, alpinistja mbërrin në Tiranë, Xhaçka: Operacion i vështirë, por djemtë ia dolën

    Ka mbërritur në Tiranë alpinistja që theu këmbën, teksa eksploronte Malin e Tomorrit. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është shprehur se ishte një operacion i vështirë, por më në fund skuadra ia doli të evakuojë alpinisten e aksidentuar në malin e Tomorrit.

    “Operacion i vështirë por djemtë tanë ia dolën të evakuojnë alpinisten e aksidentuar në malin e Tomorrit, në lartesinë 7000 ft dhe në kushtet e shikimit të kufizuar. Bashkëpunim i shkëlqyer i pilotëve të Forcës Ajrore me grupin e mjekëve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”, shkruan Xhaçka në Facebook.

  • 14:52

    Po ngjiste malin e Tomorrit, alpinistja rrëshket dhe thyen këmbën, niset drejt spitalit

    Spitali i Beratit dhe vendi i ngjarjes

    Detaje të reja kanë dalë bllokimi i disa alpinisëve shqiptarë në Malin e Tomorrit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mesditën e sotme në afërsi të Çesmës së Tarikos,  një alpiniste (identiteti i të cilës ende nuk dihet) ka rrëshqitur në Malin e Tomorrit dhe ka thyer një këmbë. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Mësohet se alpinisti ka qenë pjesë e një grupi prej 4 alpinistësh që kishin shkuar për të eksploruar Malin e Tomorrit, por gjatë ecjes në mal, ajo rrëshqiti në një zonë të thepisur. Ajo është ndihmuar për t’u nxjerrë nga vendi ku rrëshqiti nga bashkëudhëtarët e saj. Alpinistët ishin nisur në mëngjes nga Qafa e Dardhës në Librazhd drejt Malit të Tomorrit.

Shto Koment