Aktualitet

U futën me maska për t’i grabitur, si u plagosën burrë e grua në vilën e tyre në Allias, dyshja janë biznesmenë

19 Janar 2020, 21:53 Nga DOSJA
U futën me maska për t’i grabitur, si u plagosën burrë

TIRANËDosja.al ka zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Allias, ku të plagosur mbetën një çift bashkëshortësh. Mësohet se çifti janë sulmuar nga dy persona të maskuar, të cilët u janë futur në shtëpi për t’i grabitur.

Mesa duket, dy pronarët e vilës kanë pikasur dy hajdutët dhe janë përballur me ta. Në konflikt e sipër, të maskuarit kanë qëlluar me armë zjarri duke e lënë çiftin të plagosur. Aktualisht, burrë e grua me inicialet P. L dhe A.L janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Çifti banonin në vilën në Allias ku dhe ndodhi ngjarja e rëndë, ndërsa mësohet se ishin biznesmenë dhe kishin në pronësi edhe një furrë buke, 50 metra larg shtëpisë. Policia është vënë në kërkim të grabitësve.

Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, 2 persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshortëve P.L dhe A.L. Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshortëve njëri prej personave ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit. Si pasojë janë plagosur çifti i bashkëshortëve P. L dhe A. L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli. Vijon krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plagosen burre e grua ne allias plagosen burre e grua ne allias

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Janar 2020, 19:09

TIRANË– Emri i Dritan Dajtit vazhdon t’i sjellë telashe policisë. I dënuar me 4 burime të përjetshme, dhe më pas me një dënim që ka zbritur në 25 vite burg...