30 Prill 2025, 20:26
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim elektoral me qytetarët në zonën e Astirit në kryeqytet. Berisha e nisi fjalën e tij me miratimin e rezolutës së prezantuar nga PD në Kongresin e Partive Popullore Evropiane në Valencia.
Ai tha se 2 mijë delegatë që përfaqësonin 86 parti të qendrës së djathtë, nga të cilat janë 14 kryeministra në Europë, votuan njëzëri rezolutën në mbrojtje të votës së shqiptarëve. Berisha shtoi më tej se në Valencia u votua rezoluta në të cilën i jepet mbështetja më e fuqishme opozitës shqiptare dhe PD-së.
"Së pari përshëndetjet më të përzemërta ju sjell ju qytetareve dhe qytetarëve të Astirit, të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë nga Kongresi i Partisë Popullore Europiane në të cilin u fol për ju më shumë se për të gjithë të tjerët. Në Valencia 2 mijë delegatë që përfaqësonin 86 parti të qendrës së djathtë nga të cilat janë 14 kryeministra në Europë, votuan njëzëri rezolutën në mbrojtje të votës tuaj.
Votuan rezolutën në të cilën dënohej me ashpërsinë më të madhe Edi Rama. Votuan rezolutën në të cilën i jepet mbështetja më e fuqishme opozitës shqiptare dhe PD-së. Ju jepet ju mbështetja më e madhe që keni pasur ndonjëherë që nga themelimi i kësaj partie. Miq, qëndresa juaj, angazhimi juaj, përmbysja që po i bëni narkodikaturës, po jehon në Europë dhe në botë. Një përshëndetje kam unë për drejtuesin politik të kësaj zone, përfaqësuesit tuaj të ardhshëm në parlamentin shqiptar, pra zotin Klevis Balliu, zotërinjtë Grigels Muçollari dhe zotin Pano, dy djem të shkëlqyer.", tha Berisha.
sali berisha ne astir
Politike
30 Prill 2025, 19:40
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me miratimin e rezolutës së propozuar nga PD-ja në kongresin e Partive Popullo...
Politike
30 Prill 2025, 18:49
r.ll
albana vokshi
SPANJË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka mbajtur fjalën e saj në Kongresin e Partive Popullore Evropiane...
Politike
30 Prill 2025, 18:36
r.ll
pamje nga takimi
SPANJË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosov&e...
Politike
30 Prill 2025, 18:14
N.F
Rama
KUKËS- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Kukësi ka folur në lidhje me rëndësinë që kan&e...
Politike
30 Prill 2025, 18:01
r.ll
tedi mula
TIRANË- Kandidati i Partisë Socialdemokrate (PSD) për deputet në qarkun e Tiranës, njësia administrative nr.1, Tedi...
Politike
30 Prill 2025, 17:59
r.ll
edi rama
KUKËS- Kryeministri Edi Rama tha sot në Kukës se brenda mandatit të ardhshëm, ky qytet do të vizitohet nga n1 milion...
Politike
30 Prill 2025, 17:53
r.ll
edi rama
KUKËS- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një tjetër takim elektoral në qytetin e Kukësit me qytetarët. Rama tha...
Politike
30 Prill 2025, 17:36
r.ll
kurti, abdixhiku, krasniqi
KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike t&...
Politike
30 Prill 2025, 17:30
N.F
Foto
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ ka njoftuar se ka ridërguar fletët e votimit për 6 emigrantë të cil&eum...
Politike
30 Prill 2025, 16:59
r.ll
edi rama
KUKËS- Kryeministri Edi Rama tha sot në Kukës se subjektet që realizojnë fitime vjetore nën 100 mijë euro ...