Politike

"Deri në 2030 Kukësi do të vizitohet nga 1 milionë turistë", Rama: 11 maji është dita për të marrë një vendim me historinë

Ai u shpreh se demokratët duhet të bëjnë në 11 maj atë që bënë në 22 mars të 1992, ata që nuk ishin mbështës të Partisë Demokratike. 

30 Prill 2025, 17:59 Nga r.ll
"Deri në 2030 Kukësi do të vizitohet nga 1 milionë
edi rama

KUKËS- Kryeministri Edi Rama tha sot në Kukës se brenda mandatit të ardhshëm, ky qytet do të vizitohet nga n1 milion turistë. Kjo shifër sipas tij nuk ishte e jashtëzakonshme dhe e paarritshme. Rama tha gjithashtu se në 11 maj nuk është dita e simpative për parti të caktuara politike por është dita që do të merret një vendim me historinë. Ai u shpreh se demokratët duhet të bëjnë në 11 maj atë që bënë në 22 mars të 1992, ata që nuk ishin mbështës të Partisë Demokratike. 

"Po ju them sot që potenciali i Kukësit nëse ne së bashku arrijmë të krijojmë atraksionin duke vendosur në qendër si një magnet qytetin e nëndheshëm, që po përgatisim një konkurs ndërkombëtar, ku do përfshihet dhe hoteleri -turizmi, dhe nga ana tjetër për të krijuar një sistem mikëpritje ku njerëzit të qëndrojnë disa ditë. Nuk është aspak e habitshme që në ‘Shqipërinë 2030’ Kukësi të arrijë në 1 milionë turistë, nuk është shifër e jashtëzakonshme.

Në 11 maj nuk është dita për tu marrë me fanelat e partive, është dita për të marrë një vendim me historinë. 11 maji është dita që demokratët të bëjnë atë që të tjerët që nuk ishin mbështetës të PD bën në 22 mars të ‘92, ku votuan për PD pavarësisht se nuk ishin përkrahës. Më pas në gusht apo shtator kur u zhvilluan zgjedhjet, shumica dërmuese votoi kundër.”, tha Rama. 

edi rama ne kukes

Sondazh

Poll