Politike

Rama: Biznesi i vogël nuk do të paguajë taksë deri në vitin 2029

Rama tha se për bizneset me të ardhura deri në 140 mijë euro në vit do të zbatohet vetëm TVSH-ja, por jo tatimi mbi fitimin, duke synuar që këto biznese të ruajnë më shumë të ardhura për vete.

30 Prill 2025, 16:59 Nga r.ll
Rama: Biznesi i vogël nuk do të paguajë taksë deri në
edi rama

KUKËS- Kryeministri Edi Rama tha sot në Kukës se subjektet që realizojnë fitime vjetore nën 100 mijë euro do të përjashtohen nga pagesa e tatimit mbi fitimin dhe TVSH-së.

Nga ana tjetër, Rama tha se për bizneset me të ardhura deri në 140 mijë euro në vit do të zbatohet vetëm TVSH-ja, por jo tatimi mbi fitimin, duke synuar që këto biznese të ruajnë më shumë të ardhura për vete. Kreu i qeverisë tha se këto përjashtime tatimore për bizneset e vogla do të qëndrojnë në fuqi deri në vitin 2029.

“Jemi vendi me taksa më të ulët në rajon për taksat. Taksa për biznesin e vogël është praktikisht 0 taksë mbi fitimin dhe 0 TVSH. Të gjithë ata që kanë një biznes të vogël dhe që bëjnë në 100 mijë euro në vit, nuk kanë as taksë mbi fitimin dhe as TVSH. Po të shikojmë dhe një pasqyrë tjetër të atyre që një biznes të vogël me 140 euro më vit, nuk paguajnë taksë mbi tatim-fitimin, por vetëm TVSH. Kjo është një mënyrë për të mbështetur familjes dhe bizneset, prandaj deri në vitin 2029 nuk do të taksojmë biznesin e vogël”, tha Rama.

edi rama ne kukes

Sondazh

Poll