Politike

Rezoluta e miratuar në kongresin e PPE, Rama: Alibia e humbjes paska filluar, salla e partive simotra paska votuar fletë-rrufenë e Kënetës Madhështore

Rama shkruan se teksti i rezolutës tregon se iluzioni i LaCivitash, po ia lë vendin ndjesisë së hidhur të humbjes madhështore të 11 majit.

30 Prill 2025, 19:40 Nga r.ll
Rezoluta e miratuar në kongresin e PPE, Rama: Alibia e humbjes paska
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me miratimin e rezolutës së propozuar nga PD-ja në kongresin e Partive Popullore Evropiane që u mbajt në Valencia të Spanjës. 

Në një postim në platformën "X", Rama duke ironizuar shkruan se salla bosh e partive simotra votuan unanimisht "fletë-rrufenë e Kënetës Madhështore" për humbjen e lirisë së zgjedhjeve. Më tej shkruan se teksti i rezolutës tregon se iluzioni i LaCivitash, po ia lë vendin ndjesisë së hidhur të humbjes madhështore të 11 majit.

POSTIMI I PLOTË: 

Alibia e humbjes paska filluar në gjirin e PPE, ku salla bosh e partive simotra paska votuar unanimisht fletë-rrufenë e Kënetës Madhështore për humbjen e lirisë së zgjedhjeve.

Një tekst kua-kua-kuash që tregon se iluzioni i ëmbël i Latif magjistarit, po ia le vendin ndjesisë së hidhur të humbjes madhështore të 11 majit.

#7x7 #6MILIONË.

Rezoluta e miratuar në kongresin e PPE, Rama: Alibia e humbjes paska

Partitë Popullore Europiane kanë miratuar një rezolutë të propozuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, ku ngrenë alarmin për manipulimin elektoral, kapjen e shtetit dhe rrënimin e standardeve demokratike në Shqipëri veçanërisht në prag të zgjedhjeve të 11 majit 2025. Rezoluta thekson si shqetësime kryesore: blerje votash përmes parave në dorë dhe të ardhurave nga kanabisi; keqpërdorim i burimeve publike dhe tenderëve gjatë periudhës parazgjedhore; punësime elektorale dhe favorizim i mbështetësve të PS. Po ashtu si shqetësim përfshihet emërimi i paligjshëm i kryetarit të përkohshëm të Bashkisë Tiranë pas arrestimit të Erion Veliajt.

Gjithashtu rezoluta thekson si shqetësim "shtypjen e opozitës dhe kufizim i medias; ndjekjen penale dhe presion mbi liderët dhe kandidatët e opozitës; pabarazinë në aksesin mediatik dhe përqendrim i pronësisë së mediave në favor të qeverisë; ndalesa e TikTok-ut para zgjedhjeve, kërcënim ndaj lirisë së shprehjes dhe të drejtave digjitale; kapje e drejtësisë dhe pandëshkueshmëri." Në rezolutë theksohen si shqetësim edhe institucionet "e kapura politikisht dhe nuk garantojnë pavarësi; krimet zgjedhore mbeten të pandëshkuara, duke krijuar kulturë pandëshkueshmërie; lidhje të dyshuara midis aktorëve politikë dhe rrjeteve kriminale, veçanërisht në polici dhe drejtësi."

Rezoluta u bën thirrje gjithashtu BE-së, OSBE-së dhe Këshillit të Europës që të kërkojnë ndërprerjen e blerjes së votës dhe abuzimit me fondet publike, dërgojnë vëzhgues shtesë në bashkitë me risk të lartë, dokumentojnë publikisht dhe të denoncojnë shkeljet zgjedhore, zbatojnë mekanizma kushtëzues në procesin e integrimit në BE në rast se shkeljet vazhdojnë.

edi rama rezoluta ne ppe

Sondazh

Poll