Politike

"I besuan dikujt nga të vetët dhe s’panë asgjë të hajrit", Rama: Sot Tropoja është në hartën turistike të Shqipërisë

Rama tha se qyteti i Kukësit ka pësuar ndryshime të mëdha, ndërsa shtoi se projekti i transformimit të lagjes nr.1 dhe nr.7 do të përfundojë së shpejti.

30 Prill 2025, 17:53 Nga r.ll
"I besuan dikujt nga të vetët dhe s’panë asgjë
edi rama

KUKËS- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një tjetër takim elektoral në qytetin e Kukësit me qytetarët. Rama tha se qyteti i Kukësit ka pësuar ndryshime të mëdha, ndërsa shtoi se projekti i transformimit të lagjes nr.1 dhe nr.7 do të përfundojë së shpejti.

Kreu i PS nuk ka kursyer ironitë edhe ndaj kryedemokratit Sali Berisha teksa po fliste për Tropojën. Rama tha se Tropoja i besoi për shumë vite  dikujt nga të vetët dhe nuk panë "asgjë të hajrit".  Ai u shpreh se sot Tropoja është në hartën turistike të Shqipërisë.

"Kur vija në Kukës në ato fillime me Limanin dhe me ndonjë shok tjetër, që i përshëndes të gjithë. Kukësi ishte një territor i zymtë dhe çdo gjë rreth e rrotull të thoshte largohu. Sot ky është një qytet tërësisht tjetër dhe dua t’i siguroj banorët e lagjes 1 dhe lagjes 7, projekti i transformimit të lagjeve do të përfundojë dhe kur të përfundojnë edhe këto dy të tjera. Jam shumë i vëmendshëm për investimet në Kukës, ndaj ua mbaj dhe mend. Ajo që ka më shumë rëndësi që të thuhet sot, është që edhe Kukësi si bashki të hyjë në hartën turistike të Shqipërisë. Ne sot kemi një zhvillim që as nuk mendohej, zhvillimin turistik të Tropojës. Më kujtohet që kur thoshim që në Tropojë do zhvillojmë turizmin, sepse për shumë vite i besuan dikujt nga të vetët dhe s’panë asgjë të hajrit. Sot Tropoja është në hartën turistike të Shqipërisë.", tha Rama.

edi rama ne kukes

Sondazh

Poll