30 Prill 2025, 18:49
Nga r.ll
albana vokshi
SPANJË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka mbajtur fjalën e saj në Kongresin e Partive Popullore Evropiane që u zhvillua në Valencia të Spanjës. Në fjalën e saj para anëtarëve të PPE, Vokshi prezantoi rezolutën e votuar unanimisht nga PPE dhe vuri theksin te mbrojtja e demokracisë, e cila fillon nga e drejta për të votuar.
Ajo u shpreh se duhet kundërshtuar me vendosmëri çdo abuzim me pushtetin, çdo manipulim i zgjedhjeve dhe çdo shkelje të vullnetit të qytetarëve. Vokshi tha se nuk duhet lejuar që interesat e qytetarëve të sakrifikohen për përfitime personale politike.
"Ajo që kërkojmë sot, përmes kësaj rezolute, është mbështetje për t’i siguruar qytetarëve shqiptarë të drejtën më themelore, të drejtën për të votuar! Në mënyrë që çdo qytetar shqiptar, në zgjedhjet e ardhshme, të mund të votojë lirshëm, në mënyrë të fshehtë, të drejtpërdrejtë dhe të sigurt. Që të jenë ata, dhe vetëm ata, që do të vendosin për të ardhmen e tyre.", u shpreh ajo ndër të tjera.
FJALA E ALBANA VOKSHIT:
Autokracia po rishfaqet sërish si një kërcënim ndaj lirisë dhe demokracisë. Dhe sërish, jemi thirrur për t’u përballur me çdo kusht.
Por historia na ka mësuar një të vërtetë të hidhur: Kompromiset me autokratët, në emër të “stabilitetit”, janë një iluzion i rrezikshëm, herët a vonë, këto regjime sjellin destabilitet, konflikt dhe kaos përtej kufijve të tyre.
Prandaj sot, është koha të vendosim një vijë të kuqe. Duhet të kundërshtojmë me vendosmëri çdo abuzim me pushtetin, çdo manipulim të zgjedhjeve, çdo shkelje të vullnetit të qytetarëve.
Qytetarëve shqiptarë u është mohuar sistematikisht, në dekadën e fundit, e drejta më themelore — e drejta për të votuar lirshëm, ndershmërisht dhe pa frikë.
Këtu, me vete, kam me qindra raste të shkeljeve ligjore të kryera nga Partia Socialiste gjatë muajve të fundit. Shumë nuk arrita t’i merrja dot. Sot në Shqipëri, nuk ka ndarje mes shtetit dhe partisë, ka shpërdorim të burimeve publike, lidhje të eksponentëve të mazhorancës me krimin e organizuar, blerje votash, kërcënime dhe intimidim të zgjedhësve, të gjitha të dokumentuara qartë në raportet më të fundit të OSBE/ODIHR dhe të misioneve vëzhguese të Këshillit të Evropës.
Por ende, çdo ditë, në çdo cep të Shqipërisë, socialistët vazhdojnë me arrogancë të shkelin ligjin — sepse mendojnë se kontrollojnë të gjitha…
Por, nëse nuk ke të drejtën për të votuar lirshëm, çdo e drejtë tjetër është një iluzion.
Sot, unë ngre zërin jo vetëm për partinë time apo për opozitën, por për çdo qytetar shqiptar që ende beson në demokraci.
Kjo nuk është një betejë partiake. Është një emergjencë për demokraci.
Nëse ne, PPE, heshtim tani, rrezikojmë të shohim demokracinë në Ballkan të rrëshqasë drejt një rënieje të pakthyeshme. Duhet të veprojmë së bashku për të dërguar një mesazh të qartë drejt regjimit të korruptuar në Shqipëri dhe çdo regjimi tjetër të korruptuar:
Demokracia nuk është e negociueshme!
Nuk duhet kurrë të tregtojmë demokracinë për të ashtuquajturin “stabilitet”! Nuk duhet të lejojmë që interesat e qytetarëve të sakrifikohen për përfitime personale politike!
Ajo që kërkojmë sot, përmes kësaj rezolute, është mbështetje për t’i siguruar qytetarëve shqiptarë të drejtën më themelore, të drejtën për të votuar! Në mënyrë që çdo qytetar shqiptar, në zgjedhjet e ardhshme, të mund të votojë lirshëm, në mënyrë të fshehtë, të drejtpërdrejtë dhe të sigurt. Që të jenë ata, dhe vetëm ata, që do të vendosin për të ardhmen e tyre.
Le të qëndrojmë të bashkuar!
Le të mbrojmë demokracinë, duke u nisur nga e drejta për të votuar!
albana vokshi
Politike
30 Prill 2025, 18:36
r.ll
pamje nga takimi
SPANJË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosov&e...
Politike
30 Prill 2025, 18:14
N.F
Rama
KUKËS- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Kukësi ka folur në lidhje me rëndësinë që kan&e...
Politike
30 Prill 2025, 18:01
r.ll
tedi mula
TIRANË- Kandidati i Partisë Socialdemokrate (PSD) për deputet në qarkun e Tiranës, njësia administrative nr.1, Tedi...
Politike
30 Prill 2025, 17:59
r.ll
edi rama
KUKËS- Kryeministri Edi Rama tha sot në Kukës se brenda mandatit të ardhshëm, ky qytet do të vizitohet nga n1 milion...
Politike
30 Prill 2025, 17:53
r.ll
edi rama
KUKËS- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një tjetër takim elektoral në qytetin e Kukësit me qytetarët. Rama tha...
Politike
30 Prill 2025, 17:36
r.ll
kurti, abdixhiku, krasniqi
KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike t&...
Politike
30 Prill 2025, 17:30
N.F
Foto
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ ka njoftuar se ka ridërguar fletët e votimit për 6 emigrantë të cil&eum...
Politike
30 Prill 2025, 16:59
r.ll
edi rama
KUKËS- Kryeministri Edi Rama tha sot në Kukës se subjektet që realizojnë fitime vjetore nën 100 mijë euro ...
Politike
30 Prill 2025, 16:39
N.F
Rama
KUKËS- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takim me gratë dhe vajzat e Kukësit foli në lidhje me Pakt...
Politike
30 Prill 2025, 16:21
N.F
Ambasadori
TIRANË- Sikurse zgjedhjet e shkuara edhe këto të 11 Majit janë duke u ndjekur me interes nga partnerët ndërkomb&eu...