Politike

"500 aplikantët e parë që do të investojnë nuk do paguajnë asgjë," Rama: Paketa e Maleve hyn në fuqi pas zgjedhjeve!

Rama foli edhe në lidhje me proceduarat që duhet ndjekur në rast se personat nuk kanë dokumente për pronën. Sipas tij në rast se del edhe dikush tjetër dhe pretendon se është pronar faktit i pronës atëhetë do të merret qeveria për të zgjidhur këtë problematike.

30 Prill 2025, 16:39 Nga N.F
"500 aplikantët e parë që do të investojnë nuk do
Rama

KUKËS- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takim me gratë dhe vajzat e Kukësit foli në lidhje me Paktën e Maleve. Rama theksoi se kjo paketë do të hyjë në fuqi menjëherë pas zgjedhjeve të 11 majit. Ai theksoi se Paketa e Maleve është shumë e thjeshtë dhe është në dispozicion të të gjithë atyre që duan të investojnë në tokat e të parëve për turizëm dhe agroturizëm.

Rama foli edhe në lidhje me proceduarat që duhet ndjekur në rast se personat nuk kanë dokumente për pronën. Sipas tij në rast se del edhe dikush tjetër dhe pretendon se është pronar faktit i pronës atëhetë do të merret qeveria për të zgjidhur këtë problematike. Ai theksoi se 500 aplikantët e parë që do të investojnë nuk do paguajnë asgjë.

"Pas zgjedhjeve do të fusim në punë Paketën e Maleve. Paketa e Maleve është shumë e thjeshtë dhe është në dispozicion të të gjithë atyre që duan të investojnë në tokat e të parëve për turizëm dhe agroturizëm, duke bërë disa hapa të thjeshtë. Pronari faktik, por që nuk ka letra depoziton në bashki kërkesën që t’i njihet dhe bashkia bën afishimin në 30 ditë të të gjithë pertinentëve.

Në momentin që mbaron 30 ditëshin dhe rezulton që personat janë të pakontestuar, bashkia u jep vendimin që të investojnë në tokën e tyre. Ata bëjnë një projekt investimi dhe në Ministrinë e Ekonomisë bëjnë një regjistrimin dhe e marrin tokën me 1 euro.

Pasi kanë bërë investimin do të marrin certifikatën e pronësisë. Në rastet se del dikush tjetër që pretendon se është pronari faktik i pronës, nuk ka më kthim mbrapa, për të tilla raste merret qeveria dhe e zgjidh ajo. Për 500 aplikimet e para, për 10 vjet nuk do të paguajnë asnjë gjë mjafton të bëjnë investimin," tha ai.

rama

Sondazh

Poll