Aktualitet

Tiranë/ Grabitësit plagosin burrë e grua në Allias, çifti u përlesh për të mbrojtur pronën, autorët marrin paratë dhe

19 Janar 2020, 20:55 Nga DOSJA
Tiranë/ Grabitësit plagosin burrë e grua në Allias,

TIRANË– Burrë e grua janë plagosur me armë zjarri në lagjen Allias në kryeqytet. Çifti, Petrit dhe Afërdita Laze ndodheshin brenda banesës së tyre, kur disa persona kanë hyrë për të grabitur para në shtëpinë e tyre. Çifti i bashkëshortëve janë pronarë të një furre buke në Allias e një tjetre në Astir. Prindër të dy fëmijëve, ata tentuan të mbronin pronën e tyre nga grabitësit, por në momentin që i kanë pikasur, janë përleshur dhe grabitësit i kanë qëlluar me armë zjarri.

Ata kanë mundur të largohen bashkë me një shumë parash që morën në vilë. Ngjarja ka ndodhur në vilën e tyre, në rrugën “Njazi Meka“. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjendja e të plagosurve është e rëndë, pasi burri, i cili mësohet se është rreth 60 vjeç, ka marrë një plagë të rëndë në zonën e barkut.

Policia e Shtetit dhe ekipe të repartit “Shqiponja“ kanë ngritur pika të shumta kontrolli, për të kapur autorët. Gjithashtu mësohet se janë sekuestruar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e grabitësve. Paraprakisht u raportua se njëri prej të plagosurve ka ndërruar jetë, por asgjë nuk është e sigurtë, pasi deri më tani të dhënat janë kontradiktore.

(f.m;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aferdita laze allias petrit laze plagosen burre e grua ne allias tirane aferdita laze allias petrit laze plagosen burre e grua ne allias tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Janar 2020, 19:09

TIRANË– Emri i Dritan Dajtit vazhdon t’i sjellë telashe policisë. I dënuar me 4 burime të përjetshme, dhe më pas me një dënim që ka zbritur në 25 vite burg...