Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Allias, policia jep detaje: U dërguan në spital

19 Janar 2020, 21:34 Nga DOSJA
Plagosja e dyfishtë në Allias, policia jep detaje: U dërguan

TIRANË– Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Allias. Sipas njoftimit, dy të plagosurit janë çifti i bashkëshortëve me inicialet P. L dhe A.L, të cilët janë dërguar në spital. Në njoftim nuk sqarohen rrethanat e ngjarjes.

Tiranë/Informacion Paraprak: Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri çifti i bashkëshortëve shtetasit P. L dhe A.L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.  Grupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Njazi Meka”, në zonën e njohur si Allias. Policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet të mësohen detaje të mëtejshme. Paraprakisht u raportua se njëri prej tyre ka ndërruar jetë, por ende nuk është asgjë e sigurtë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Janar 2020, 19:09

TIRANË– Emri i Dritan Dajtit vazhdon t’i sjellë telashe policisë. I dënuar me 4 burime të përjetshme, dhe më pas me një dënim që ka zbritur në 25 vite burg...