Aktualitet

Zbardhen PISTAT/ Pse u rrëmbye Jak Prenga në Kamëz, “Doda” kishte para borxh, e shoqja e mbërthyer nën “Kodin e Hesht

19 Janar 2020, 20:21 Nga DOSJA
Zbardhen PISTAT/ Pse u rrëmbye Jak Prenga në Kamëz,

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje të reja rreth rastit të pengmarrjes në mes të ditës që shtangu Kamzën dy ditë më parë. Mësohet se i rrëmbyeri Jak Prenga, përveç identetit të dytë që kishte marrë, nën emrin Jurgen, njihej nga banorët e zonës dhe si “Doda”.  Një nga pistat ku po hetohet është edhe mos shlyerja e borxheve nga ana e pengut. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se Prenga kishte blerë një automjet dhe një pjesë të parave nuk ua kishte dhënë ende pronarëve të automjetit.

Gjithsesi, ditën e sotme “AbcNews” ishte pranë familjes së Prengës, e cila nuk ka pranuar të flasë. Në lagje dhe në banorët përreth mbizotëronte heshtja, ndërsa Maria, gruaja e Prengës ka dalë të qetësojë gazetarët.

Ju e keni bërë punë tuaj. Nuk del më keq se çfarë është bërë më. Mos u bëni merak? Çdo gjë është e pastër? Ju përshëndes,”– shprehet bashkëshortja e tij duke mos dashur të japë më tepër detaje. Sipas të njëjtave burime, mësohet se ky mesazh në gjuhën e rrëmbimit quhet “Kodi i Heshtjes”. Me heshtjen, nënkuptohet se palët janë duke u darkordësuar, për të arritur një marrëveshje larg syrit të autoriteteve ligjore apo edhe interesit të medias.

Policia ndërkohë ka gjetur një mjet të djegur në Shkallnur të Durrësit .automjeti i llojit “Range Rover” me ngjyrë të bardhë dyshohet se është i njëjti që përdorën autorët për të rrëmbyer 49-vjeçarin. Jak Prenga u rrëmbye dy ditë më parë në Kamëz nga persona të maskuar. Autorët e morën me forcë dhe u larguan në drejtim të paditur me një “Range Rover” të bardhë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Londër” në Kamëz, shumë pranë komisariatit të policisë. Ende asnjë gjurmë nga pengu.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet jak prenga jurgen prenga maria prenga rrembehet jak prenga jak prenga jurgen prenga maria prenga rrembehet jak prenga

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Janar 2020, 19:09

TIRANË– Emri i Dritan Dajtit vazhdon t’i sjellë telashe policisë. I dënuar me 4 burime të përjetshme, dhe më pas me një dënim që ka zbritur në 25 vite burg...