Aktualitet

Aksident i rëndë në Velipojë, përplaset për vdekje 32-vjeçarja

19 Janar 2020, 20:18 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Velipojë, përplaset për vdekje

SHKODËR– Një 32-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Velipojë-Shkodër, në afërsi të ksihës Velipojë. Mësohet se 32-vjeçarja, teksa po udhëtonte me një motoçikletë, është përplasur nga një mjet tip “Bezn” që drejtohej nga një 28-vjeçar me inicialet A.U.

E ndjera, me inicialet S.U., fillimisht është plagosur dhe është dërguar në spitalin e Shkodrës ku dhe ndërroi jetë. Ndërsa 28-vjeçari, është shoqëruar në komisariat për proçedura të mëtejshme.

Njoftimi i policisë Shkoder: Më datë 18.01.2020 ora 17:25, në aksin rrugor Velipojë – Shkodër, në afërsi të kishës Velipojë, mjetit tip Benz, me drejtues shtetasin A. U. 28 vjeç, banues në lagjen Tre Heronjtë, Shkodër, është përplasur me mjetin motorçikletë me drejtuese, shtetasen S. U. 32 vjeçe, banuese në Velipojë, Shkodër, e cila në orën 20:25 nderroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Shtetasi A. U. është shoqëruar në ambjentet e D. V. P. Shkodër për veprime të metejshme Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në velipojë vdes 32 vjecarja aksident në velipojë vdes 32 vjecarja

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Janar 2020, 19:09

TIRANË– Emri i Dritan Dajtit vazhdon t’i sjellë telashe policisë. I dënuar me 4 burime të përjetshme, dhe më pas me një dënim që ka zbritur në 25 vite burg...