Politike

"Me këmbë në tokë, 300 mijë vota në kuti", Lapaj: Nëse do jetë në dorën tonë, Rama do shkojë në opozitë

Ai u shpreh se i qëndron me bindje deklaratës së mëparshme, se kjo forcë politike do e çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

29 Prill 2025, 22:31 Nga r.ll
"Me këmbë në tokë, 300 mijë vota në
adriatik lapaj

TIRANË- Drejtuesi i koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj ka folur mbrëmjen e sotme për programin elektoral të forcës politikë që ai drejton.Gjatë fjalës së tij, Lapaj tha se objektivi “me këmbë në tokë” i koalicionit të tyre është 300 mijë vota në kuti.

Po ashtu, ai u shpreh se i qëndron me bindje deklaratës së mëparshme, se kjo forcë politike do e çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. I ftuar në Opinion, Lapaj tha se ky vendim qëndron për tre arsye. 

“Unë mund të kem shumë gabime në jetë, nuk jam perfekt. Por një gjë është e sigurt, i them gjërat publikisht se jam i bindur. Jo për arrogancë, destabilitet, po për 3 arsye. Në këtë vend jemi koshientë që presionohet administrata. E dyta, jemi dëshmitarë që ekziston fenomeni i shit-blerjes së votës dhe ndërlidhja e të fortëve me politikën. Dale, javën e fundit do i shihni! SPAK ka bërë punë të mirë, por fenomeni ekziston. Nëse ekzistojnë këto 3 fenomene, do të thotë që zgjedhjet janë të bëra pis. Prandaj ne duam votëbesimin dhe do krijojmë një qeveri tranzitore, asnjë parti s’do ketë monopolin e dhunimit të administratës. Krimi e të fortët mos të kenë më mbështetje politike.”, u shpreh Lapaj. 

Më tej drejtuesi i "Nisma Shqipëria Bëhet" tha se qasja “armiqësore” ndaj Partisë Socialiste do të qëndrojë e palëkundur.

“Votat nuk janë thasë me çimento. Unë mendoj që elektorati shqiptar është vënë përballë tifozerisë sepse nuk është trajtuar alternativa si mundësi. Nuk jemi duke i marrë asnjë votë askujt! Nëse do jetë në dorën tonë, Rama do shkojë në opozitë. I sigurt si vetë jeta dhe vdekja! Nëse do varet nga ne, do bjerë nga pushteti”, tha Lapaj.

adriatik lapaj

Sondazh

Poll