Politike

Kongresi i PPE në Spanjë/ Berisha zhvillon takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, çfarë u diskutua mes tyre

Bëhet me dije se në fokus të diskutimeve ishte bashkëpunimi i ngushtë midis dy partive simotra dhe sfidat që paraqet procesi i integrimit evropian për rajonin tonë.

29 Prill 2025, 18:43 Nga r.ll
Kongresi i PPE në Spanjë/ Berisha zhvillon takim me kryeministrin e
pamje nga takimi

SPANJË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në Kongresin e Partive Popullore Evropiane. 

Në postimin e Berishës në Facebook, bëhet me dije se në fokus të diskutimeve ishte bashkëpunimi i ngushtë midis dy partive simotra dhe sfidat që paraqet procesi i integrimit evropian për rajonin tonë. Gjithashtu thuhet se Mickoski uroi Berishën dhe Partinë Demokratike për një rezultat sa më pozitiv në zgjedhjet e 11 majit.

POSTIMI I PLOTË: 

Përmbledhje e Takimit Bilateral midis Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha

Gjatë Kongresit të PPE, u zhvillua një takim bilateral ndërmjet Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, z. Hristijan Mickoski, kabinetit të tij qeveritar dhe Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha shoqëruar nga delegacioni.

Në fokus të diskutimeve ishte bashkëpunimi i ngushtë midis dy partive simotra, rëndësia e konsolidimit të vlerave të përbashkëta konservatore dhe sfidat që paraqet procesi i integrimit evropian për rajonin tonë. Palët ndanë pikëpamje të përbashkëta mbi nevojën për të forcuar koordinimin politik dhe mbështetjen reciproke.

Kryeministri Mickoski uroi Berishën dhe Partinë Demokratike për një rezultat sa më pozitiv në zgjedhjet e 11 majit, duke ofruar urimet e tij të përzemërta si dhe mbështetje konkrete në formën e ekspertizës elektorale. Ai theksoi rëndësinë e qëndrimit të qartë pranë aleancës me administratën Trump dhe këshilloi ruajtjen e një linje të fortë konservatore. Me shpresen qe pas 11 Majit do bashkëpunojmë si dy qeveri të djathta që nuk ndajnë vetëm kufinjtë por shumë më tepër.

Gjithashtu, z. Mickoski ndau përvojën e tij në përballjen dhe mposhtjen e ndikimit të organizatave të financuara nga Open Society në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se pas fitores zgjedhore të partisë së tij, projekte të tilla si legalizimi dhe licencimi i kanabisit janë bllokuar. Ai vuri në dukje rëndësinë e qëndrueshmërisë ndaj vlerave konservatore për të mbrojtur parimet kombëtare dhe familjare në të dy vendet.

Takimi u zhvillua në një frymë miqësie, respekti të ndërsjellë dhe angazhimi për të thelluar marrëdhëniet ndërpartiake dhe rajonale.

sali berisha hristijan mickoski

Sondazh

Poll