Politike

Rama-grave në Roskovec: Merrni për dore burrat dhe djemtë që Shqipëria 2030 të jetë anëtare e BE! Majlinda Bufi, një shtrigë që i është dashur këtij qyteti

Ai theksoi se përmes votës ato mund të marrin në dorë fatin e Shqipërisë për tu anëtarësuar në BE.

29 Prill 2025, 18:43 Nga N.F
Rama-grave në Roskovec: Merrni për dore burrat dhe djemtë që
Rama

ROSKOVEC- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me gratë dhe vajzat në Roskove u ka bërë thirrje që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë PS-në. Rama më tej shtoi se ato duhet të marrin ditën e zgjedhjeve edhe burrat dhe djemtë për të votuar.

Ai theksoi se përmes votës ato mund të marrin në dorë fatin e Shqipërisë për tu anëtarësuar në BE. Rama gjithashtu ka folur në lidhje me kryebashkiaken Majlinda Bufi të cilën e quajti një shtrigë që i duhet këtij qyteti.

"Merreni në dorë fatin evropian të Shqipërisë, duke marrë në dorë fatin evropian të Shqipërisë të marrin për dore të gjithë burrat dhe djemtë dhe një shumicë më e madhe se asnjëherë tjetër të vendosur që Shqipëria 2030 të jetë anëtare e BE dhe të gjithë fëmijët tuaj të marrin pasaportën evropiane.

Forca përpara, edhe njëherë shumë respekt dhe komplimente për kryetaren e bashkisë tuaj, një shtrigë që i është dashur kaq shumë këtij qyteti, saqë mjafton të shohësh rreth e rrotull dhe e kupton që vetëm një shtrigë mund ta bënte këtë qytet. Nuk rrija dot pa e thënë edhe këtë," tha ai.

rama

Sondazh

Poll