Politike

Vokshi: Nesër Partia Popullore Europiane voton një tjetër rezolutë për Shqipërinë

Vokshi tha se rezoluta është një këmbanë alarmi për zgjedhjet në Shqipëri dhe një ftesë për institucionet që të vijnë e të sigurojnë zgjedhje të lira në Shqipëri.

29 Prill 2025, 20:25 Nga r.ll
Vokshi: Nesër Partia Popullore Europiane voton një tjetër
albana vokshi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është shprehur se ditën e nesërme Partia Popullore Evropiane do të diskutojë një tjetër rezolutë për Shqipërinë.

Vokshi tha për Syri Tv, se rezoluta është një këmbanë alarmi për zgjedhjet në Shqipëri dhe një ftesë për institucionet që të vijnë e të sigurojnë zgjedhje të lira në Shqipëri.

"Kemi pasur disa takime me zv/presidentët dhe presidentin e Partisë Popullore Europiane, Manfred Weber, i cili na siguroi mbështetjen e tij. Jemi duke diskutuar tashmë dhe nesër do kalojë në seancë, një rezolutë tjetër për Shqipërinë dhe situatën në të cilën ndodhet, dhe mbështetja e presidentit të PPE-së, ka qenë shumë e madhe. Kemi takuar dhe presidentin e fondacionit ‘Martens Center’, i cili edhe një mik shumë i vjetër dhe shumë i mirë i zotit Berisha.

Kemi takuar edhe mikun shumë të hershëm të zotit Berisha, Joseph Doll dhe pothuajse të gjithë zv/presidentët e PPE, ato që janë në largim dhe ata që janë kandidatë. Doja të theksoja faktin që z. Berisha mbajti një fjalim mbreslënës, jo vetëm që pati ovacione, duartrokitje, por në mbarim të fjalimit, shumë delegatë nga shumë vende të ndryshme  Europiane, u ngritën nga vendet dhe shkuan për ta takuar, uruar dhe falënderuar atë për misionin e tij.

Është një rezolutë që trajton çështjet parazgjedhore, dhe ngre alarmin, është një tjetër këmbanë alarmi për atë që po ndodh në Shqipëri, janë trajtuar të gjitha çështjet parazgjedhore, dhe sigurisht bëhet ftesë për institucione të ndryshme që të sigurojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri", u shpreh Vokshi.

albana vokshi partia popullore evropiane

Sondazh

Poll