Politike

PD kallëzon në Prokurorinë e Tiranës kandidatin e PS-së në qarkun e Shkodrës, Ervin Doda: Fshehu dënimin me burg!

Sipas kallëzimit, Doda është arrestuar në vitin 2016 dhe ka bërë 5 muaj burg si dyshuar për veprat penale kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

29 Prill 2025, 19:16 Nga N.F
PD kallëzon në Prokurorinë e Tiranës kandidatin e PS-së
Ervin Doda

SHKODËR- Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës, kandidatin e PS për deputet në Shkodër bë zonën e Fushë Arrëzit, Ervin Doda. Në kallëzim kandidati i PS akuzohet se ka fshehur të dhëna në formularin e dekriminalizimit për të shkuarën e tij. Sipas PD-së Doda ka fshehur dënimin e tij me burg prej 5 muajsh për veprat penale të dyshuara kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas kallëzimit, Doda është arrestuar në vitin 2016 dhe ka bërë 5 muaj burg si dyshuar për veprat penale kanosje dhe armëmbajtje pa leje. Doda është shpallur i pafajshëm. Ai ka plotësuar formularin e dekriminalizimit në vitin 2023 në cilësinë e anëtarit të Këshillit Bashkiak të Fushë Arrëzit, përfaqësues i PS. Doda gjithashtu ka plotësuar formularin e dekriminalizimit në vitin 2025 si kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Në kallëzimin e PD thuhet se ai në të dy formularët, duke iu përgjigur pyetjes nr. 4, ka deklaruar se nuk ka qenë ndonjëherë i arrestuar për kryerjen e një vepre penale, ndërkohë që rezulton se ka bërë 5 muaj burg. Në këto kushte, në materialin kallëzues thuhet se kandidati për deputet Ervin Doda ka konsumuar elementet e veprës penale të falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve, parashikuar në nenin 190, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

 

ervin doda

Sondazh

Poll