Politike

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, Balliu: Tregon rënie të indikacioneve të demokracisë, dëshmon realitetin dramatik të shoqërisë

Gjatë fjalës së tij, Balliu prezantoi disa nga prioritetet e opozitës, duke përmendur rritjen e rrogës mesatare në 1200 euro, rritjen e pensioneve dhe mbështetjen për biznesin e vogël.

29 Prill 2025, 21:39 Nga r.ll
Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, Balliu: Tregon rënie
klevis balliu

TIRANË- Kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Tiranës, Klevis Balliu ka folur lidhur me raportin paraprak të misionit të OSBE/ODIHR lidhur me zgjedhjet e 11 majit. 

I ftuar në "Log" në News 24, Balliu theksoi se raporti i organizatës ndërkombëtare nxjerr në pah një rënie të dukshme të standardeve demokratike në vend, ndërsa e përshkroi situatën si një realitet dramatik për shoqërinë shqiptare. Sipas tij, fushata zgjedhore është tejet e polarizuar dhe e dominuar nga praktika të pandershme.

Gjatë fjalës së tij, Balliu prezantoi disa nga prioritetet e opozitës, duke përmendur rritjen e rrogës mesatare në 1200 euro, rritjen e pensioneve dhe mbështetjen për biznesin e vogël.

"Raporti i OSBE tregon rënie të indikacioneve të demokracisë. Socialistët punojnë vetëm natën dhe natën ne e dimë se punojnë vetëm hajdutët. Raporti është realitet dramatik i shoqërisë. Opozita vjen me zgjidhje të problemeve që kanë shqiptarët, nga rroga mesatare 1200 euro, tek rritja e pensioneve, paketa për biznesin e vogël. Shqipëria Madhështore është një realitet, që shoqëria shqiptare mezi e ka pritur. Patronazhistët janë të etur që të shpëtojnë kokën e vet.", tha Balliu

klevis balliu zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll