Politike

Rama nga Patosi: Është koha të hymë në shtëpinë e bashkuar europiane!

Ai u bëri thirrje banorëve që edhe në zgjedhjet e 11 majit të shprehin mbështetjen e tyre që Shqipëria të vijojë rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. 

29 Prill 2025, 19:58 Nga N.F
Rama nga Patosi: Është koha të hymë në
Rama

PATOS- Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në takim me banorë të Patosit u shpreh se ky qytet nuk e ka kyrsyer asnjëherë mbështetjen për PS-në. Ai u bëri thirrje banorëve që edhe në zgjedhjet e 11 majit të shprehin mbështetjen e tyre që Shqipëria të vijojë rrugën e saj në anëtarësimin në BE. 

Rama shtoi se tani është koha të hymë në shtëpinë e bashkuar europiane. Sipas tij më 11 maji Shqipëria nuk do të zgjedh mes forcash politike, por do të zgjedh mes vendit në BE dhe alternativës tjetër të kthimit pas përsëri.

"Patosi nuk na e ka kursyer asnjëherë mbështetjen, asnjëherë si sot nuk janë mbledhur në këtë shesh për të na pritur dhe mbështetur që deri në 11 maj. Mjaft më si një popull i trajtuar si të huaj në Evropë, është koha të hymë në shtëpinë e bashkuar europiane.

Këtë kohë e kemi sjellë me shumë përpjekje, por nuk jemi vetëm ne që duam të hyjmë në BE por është edhe BE që do që Shqipëria të hyj në shtëpinë e tij. 11 maji nuk është dita e zgjedhjeve, çdo zgjedhje ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit por ndonjëherë zgjedhjet nuk janë vetëm ballafaqim forcash politike, por të jenë një takim me historinë. Në 11 maj, Shqipëria nuk do të zgjedh mes forcash politike, por do të zgjedh mes vendit në BE dhe alternativës tjetër të kthimit pas përsëri," tha ai.

rama

Sondazh

Poll