Politike

Rama takim me gratë dhe vajzat në Roskovec: Synimi ynë është që deri në 2030 paga minimale të jetë 650 euro!

Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se kur PS mori pushtetin vendi ishte në borxhe më shumë se 700 mln euro. Sipas tij sot ky borxh është ulur gjatë qeverisjes së tij. 

29 Prill 2025, 18:21 Nga N.F
Rama takim me gratë dhe vajzat në Roskovec: Synimi ynë
Rama

ROSKOVE- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat në Roskovec. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se kur PS mori pushtetin vendi ishte në borxhe më shumë se 700 mln euro. Sipas tij sot ky borxh është ulur gjatë qeverisjes së tij. 

Ai shtoi se synimi i mandatit të ardhshëm është që paga minimale të jetë 650 euro. Sipas yij paga mesatare në sektorin publik është 848 euro.

"Ne trashëguam më shumë se 700 mln euro borxh dhe sot nuk kemi asnjë borxh ndaj asnjë kompanie dhe e kemi ulur borxhin. 25 për qind kredi të këqija është drita e kuqe e alarmit. Piramidat e sudes dhe të xhaferrit do të ishin përsëritur sërisht sot nëse në 2023 me votë shqiptarët nuk do të kishin vendosur që të na jepnin ne besimin.

Synimi ynë është që në Shqipëri paga minimale të jetë 650 euro. Paga mesatare, 322 euro ishte dhe këtu e ndikonte sektori publik dhe sot është 848 euro paga mesatare, 2.6 herë më e lartë. Në sektorin publik për mësuesit infermierët dhe mjekët, 372 euro e kishin dhe 1 mijë euro e kanë sot mesatarja dhe do të shkojë në 1200 euro," tha Rama.

rama

Sondazh

Poll