Politike

FOTO/ Agron Shehaj cënon të dhënat private të qytetarëve, gazetari: Ta shohë në ëndërr votën time pasi më shkruan në numrin tim privat!

Në mesazh është ndarë një numër teksa fton personat të cilëve u shkon mesazhi tu shkruajnë në Whatsapp.

29 Prill 2025, 18:00 Nga N.F
FOTO/ Agron Shehaj cënon të dhënat private të
Mesazhi

TIRANË- Gazetari, Armand Bajrami përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë një sms që është dërguar në numrin e tij privat. Në mesazhin e publikuar kandidati i Partisë Mundësia, Anxhelo Allushaj kërkon që të votojnë në zgjedhjet e 11 majit për ndryshimin. Më tej në mesazh është ndarë një numër teksa fton personat të cilëve u shkon mesazhi tu shkruajnë në Whatsapp.

Gazetari shkruan se kandidati e di se ku voton dhe i shkruan në numrin privat. Ai shtoi se kandidati do ta shohë në ëndërr votën e tij.

"Dikush t'i thotë Anxhelos, që vetëm pse është në dijeni të faktit se ku votoj dhe më shkruan në nr tim privat, ta shohë në ëndërr votën time..." shkruan ai në Facebook.

FOTO/ Agron Shehaj cënon të dhënat private të

partia mundesia armand bajrami

Sondazh

Poll