Politike

"Vota e 11 majit është më shumë sesa sot për nesër", Rama: Shpresa, për ta parë Shqipërinë të barabartë mes të barabartave në Europë!

Rama u shpreh se vota për zgjedhjet e 11 majit nuk është sot për nesër por është më afatgjatë dhe ka të bëjë më të ardhmen evropiane të Shqiprisë.

29 Prill 2025, 17:05 Nga N.F
"Vota e 11 majit është më shumë sesa sot për
Rama

FIER- Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalës së tij në takim me të rinjtë në Fier ka folur në lidhje me rëndësinë e votës dhe zgjedhjeve të 11 majit. Rama u shpreh se vota për zgjedhjet e 11 majit nuk është sot për nesër por është më afatgjatë dhe ka të bëjë më të ardhmen evropiane të Shqiprisë.

Sipas tij të rinjtë duhet të votojnë për të çuar në vend amanetin e të parëve dhe personave që kanë vuajtur në emigracion. Rama shtoi se ka shpresa që vendi ynë të shihet i  barabartë mes të barabartave në Europë.

"Të gjithë ju, duke vënë votën drejt qendrës së fletës së votimit, as majtas dhe as djathtas, por mu në qendër, do ta kujtojë se e dha votën e tij për Shqipërinë zonjë në familjen europiane. Vota e 11 majit është më shumë sesa sot për nesër. Ka brenda edhe profecinë e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka brenda amanetin e rilindasve tanë, edhe të gjitha vuajtjet,sakrificat, torturat e prindërve të gjeneratës tuaj në emigracion. Ka ëndrrat e shpresat e shqiptarëve, për ta parë Shqipërinë të barabartë mes të barabartave në Europë! Shumë faleminderit!" tha ai.

rama

Sondazh

Poll